TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Homazhe në Likoshan e Qirez, 28 vjet nga masakra e parë serbe në Kosovë

Janë bërë 28 vite nga masakra e parë e luftës së fundit në Kosovë. E në nder të kësaj dite u bënë nderime në Kompleksin Përkujtimor të të rënëve në Likoshan.

by Adea Mustafaj
1 orë ago
0 0
A A

Ishte 28 shkurti i ’98-tës, kur forcat serbe nisën për herë të parë sulmin në Kosovë.

E ndër vendet e para që ranë pre ishte edhe Drenasi.

Atje, në fshatrat Likoshan e Qirez, 26 civilë shqiptarë u ekzekutuan.

E këtë të shtunë, në 28-vjetorin e kësaj masakre të parë në Kosovë, në nder të dëshmorëve u bënë homazhe në Likoshan.

I pranishëm aty ishte edhe kryeministri Albin Kurti.

Kreu i Ekzekutivit tha se gjaku i martirëve është te themeli i shtetit.

“Pikërisht në kohën e kësaj masakre, më 28 shkurt të vitit 1998, kur për 28 orë rresht, artileria dhe forcat e armike të Serbisë sulmuan popullsinë këtu, u bë një ndërgjegjësim i madh i popullit jo vetëm në Kosovë, por anë e mbanë trojeve që shqiptarët i popullojnë në Ballkan, edhe të mërgatës sonë, e që filloi edhe një vetëdijësim gjithnjë më i madh edhe i këtyre kancelarive diplomatike botërore, po njëkohësisht edhe i opinionit publik ndërkombëtar”, u shpreh Kurti.

28 shkurtin e 1998 e kujton mirë kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati.

“Të gjithë këtyre dëshmorëve u kemi borxh jo vetëm sot me i vizitu, po për ditë me ardh te këto varre me i vizitu është pak, jo një herë në vit që po vijmë. Është rrezik nëse ne i harrojmë këto, mund të na përsëritet historia” , tha Gucati.

Disa fjalë për këtë masakër i pati edhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

“Kjo është një nga masakrat e para të cilat akoma nuk janë dënuar ata që e kanë bërë këtë masakër dhe kjo ka treguar që kjo masakër dhe masakrat e tjera e kanë ngrit botën demokratike që është bërë aleat me neve”, u shpreh Lladrovci.

Kujtime të asaj dite ka edhe kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku.

“Ka qenë një ditë e tmerrshme për mua dhe për shumë bashkëkombës të mi, një ditë tepër e errët, por që ditën që ka ndodhë masakra këtu, mendoj që ka fillu edhe vetëdijësimi i qytetarëve, po besoj që e kanë kuptuar që me Serbinë më nuk ka as jetesë, po as bashkëjetesë”, tha Lushtaku.

Sulmi ndaj Likoshanit dhe Qirezit u pasua nga sulmi në Prekaz në ditët në vijim, që më pastaj shënuan edhe fillimin e luftës në Kosovë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Protesta në Shqipëri, merr flakë ish-vila e Enver Hoxhes

Protesta në Shqipëri, merr flakë ish-vila e Enver Hoxhes

Auto Draft

Sylë Hasnai nga Lishkoshani dhe kushëriri i tij qëndruan në ahër për disa orë për t’i shpëtuar vrasjes

Auto Draft

“Ishte duke pjekur bukë, brenda e kanë vrarë”, rrëfimi i Mihane Morinës për vajzën e vrarë

Kurti takohet me Hamzën, bisedojnë për çështjen e presidentit

Takohen Kurti e Hamza, s’mirren vesh për presidentin

Trump monitoron operacionet ushtarake amerikane në Iran

Trump monitoron operacionet ushtarake amerikane në Iran

Erdogan: Do të përshpejtojmë përpjekjet tona për të vendosur një armëpushim

Erdogan: Do të përshpejtojmë përpjekjet tona për të vendosur një armëpushim

Protesta në Shqipëri, merr flakë ish-vila e Enver Hoxhes

Protesta në Shqipëri, merr flakë ish-vila e Enver Hoxhes

Reuters: Ali Khamenei është vrarë

Reuters: Ali Khamenei është vrarë

Auto Draft

Sylë Hasnai nga Lishkoshani dhe kushëriri i tij qëndruan në ahër për disa orë për t’i shpëtuar vrasjes

Homazhe në Likoshan e Qirez, 28 vjet nga masakra e parë serbe në Kosovë

Homazhe në Likoshan e Qirez, 28 vjet nga masakra e parë serbe në Kosovë

Auto Draft

“Ishte duke pjekur bukë, brenda e kanë vrarë”, rrëfimi i Mihane Morinës për vajzën e vrarë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën