Edhe Shqipëria ka medalje në Lojërat Evropiane. Madje ka kampion të Lojërave Evropiane.
Karateisti kosovar, Alvin Karaqi të premten shkëlqeu në kategorinë deri 84 kilogramë, duke i fituar medaljen e artë Shqipërisë. Ai në finale mposhti holandezin Brian Timmermans me rezultatin 3:2.
Në finale, Karaqi ishte më i mirë se holandezi Timmermans. Ndaj tij realizoi tri herë aksione për pikë për të festuar në fund.
Në “Baku 2015” dhe “Minsk 2019”, Shqipëria nuk kishte fituar asnjë medalje. Tani e ka medaljen nga Lojërat Evropiane.