TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Historiani serb: Vuçiq është në siklet, studentët kanë fuqi të bëjnë ndryshime politike

nga Shpat Blakcori
9 muaj më parë
0
A A
Historiani serb: Vuçiq është në siklet, studentët kanë fuqi të bëjnë ndryshime politike

Historiani dhe koordinator i Frontit të Majtë të Gjelbër, Branislav Dimitrjeviq

Historiani dhe koordinator i Frontit të Majtë të Gjelbër, Branislav Dimitrjeviq, thotë se pas protestave masive në Serbi, pozita e presidentit Aleksandar Vuçiq ka filluar të dobësohet. Ai shprehet i bindur se studentet kanë fuqi për të bërë ndryshime të mëdha politike në Serbi.

Qytetarët dhe studentet në Serbi nuk e kanë ndërmend t’i ndalin protestat si shenjë revolte ndaj regjimit popullist të Vuçiqit.

Protestuesit po kërkojnë që të përcaktohet përgjegjësia dhe të ndiqen penalisht ata që janë fajtorë për aksidentin në stacionin hekurudhor në Novi Sad, ku ra një strehë dhe la të vdekur 15 persona.

Historiani dhe koordinator i Frontit të Majtë të Gjelbër, Branislav Dimitrjeviq, duke folur për protestat thotë se studentet janë ata që mund të bëjnë ndryshime të mëdha politika në Serbi.

Dimitrjeviq, thotë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është tejet i nervozuar që po injorohet krejtësisht nga studentet.

“Natyrisht që tragjedia në Novi Sad ishte një arsye më shumë për të protestuar. Për një kohë të gjatë rinia është përgatitur për të protestuar kundër këtij regjimi siç edhe mund ta shihni tani revoltën e studentëve të cilët kanë shumë pakënaqësi. Ky unitet i studenteve është për tu përshëndetur sepse në këto momente janë forca më e madhe për të bërë ndryshime politike edhe pse nuk janë të përfshirë direkt në politikë. Në anën tjetër, Vuçiq është tejet nervoz sepse studentet as që po e përmendin emrin e tij duke e injoruar tërësisht. Institucionet në Serbi janë tërësisht të kontrolluara nga Vuçiqi dhe partia e tij”, tha Dimitrjeviq për Tëvë1.

Dimitrjeviq vlerëson se pas një kohe të gjatë pozita e Vuçiqit po dobësohet.

Opozitari e cilëson Vuçiqin si një diktator që ka shumë mbështetje por ai thotë se siç ka ndodhur me diktatorët e të tjerë kur populli ua kthen shpinën ata rrëzohen shumë shpejt.

“Për herë të parë Vuçiq po ndjen që pozita e tij po dobësohet. Njerëzit që i ai i ka afër po frikësohen se çfarë mund të ndodh në të ardhmen me ta sepse kanë shkelur shumë ligje. Por në aspektin e statistikave Vuçiq ka akoma mbështetje të madhe, madje më të madhe se Millosheviqi. Por siç ndodh rëndom me diktatorët edhe pse kanë mbështetje të madhe ata mund të thyhen shumë shpejt nëse qytetarët ua kthejnë shpinën. Çdo fillim e ka një fund dhe Vuçiq e di shumë mirë këtë gjë. Nuk po funksionojnë më akuzat e tij ndaj studentëve që kinse ata janë të paguar nga shërbimet e jashtme apo që ata janë agjendë të Kurtit. Nuk mund të vazhdoj ky diskurs i njëjtë që 30 vjet”, tha ai.

Së fundmi sipas një raporti të Amnesty International, Policia dhe shërbimet e inteligjencës në Serbi po përdorin produkte të avancuara të mjekësisë ligjore dhe të programeve spyware për të vëzhguar ilegalisht gazetarë, aktivistë mjedisorë dhe aktivistë të të drejtave civile./teve1.info/

Tags: Aleksander VuçiqBranislav Dimitrjeviqprotestat në serbi
ShareTweet

Postime të ngjashme

Çmime të dyfishta në libra, prindërit ankohen, shtëpia botuese: Ishte gabim teknik

Çmime të dyfishta në libra, prindërit ankohen, shtëpia botuese: Ishte gabim teknik

S’ka konstituim të Kuvendit në votimin e parë

A mund të konsiderohet i konstituuar Kuvendi?

IKSHPK-ja apelon të mos përdoret për pije uji që vjen nga Liqeni i Badocit

Rritet vlera e manganit në Badoc, qytetarët shprehen të brengosur

Osmani takon ambasadorin britanik, diskutojnë për procesin e konstituimit të institucioneve

Pas 20 viteve, familjet Gashi nga fshati Doberdol i Podujevës shtrijnë dorën e pajtimit

Pas 20 viteve, familjet Gashi nga fshati Doberdol i Podujevës shtrijnë dorën e pajtimit

Lëndohet në vendin e punës, kërkon ndihmë mjekësore shtetasi i Shqipërisë

Therja me thikë në Podujevë – I mituri në gjendje të rëndë shëndetësore

Një i mitur theret me thikë në Podujevë, arrestohet i dyshuari

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X