TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Historia interesante – Pozherani i Vitisë nikoqir i nxënësve nga Sarajeva

Trembëdhjetë nxënës nga Sarajeva po qëndrojnë për gjashtë ditë në fshatin Pozheran të Vitisë, në një shkëmbim të dy shkollave nga Kosova dhe Bosnja. Nxënësit po qëndrojnë në familjet vendase, dhe ata janë mahnitur me mikpritjen.

by tëvë1
9 muaj ago
1 0
A A

Autore: Jona Kelmendi

Kanë ardhur nga Sarajeva në Kosovë.

Nikoqir për këta nxënës nga Bosnja, është shkolla “Kongresi i Manastirit” nga Pozherani i Vitisë.

Secili prej nxënësve, për gjashtë ditë do të qëndrojnë si mysafirë në disa familje të Vitisë.

Sot, ata vizituan Muzeun Etnologjik në Prishtinë duke u njohur nga afër me kulturën dhe traditat shqiptare.

“Kjo vizitë në Kosovë nuk është e para për mua. Jam aq e lumtur këtu, sa po kam dëshirë që të vij sa më shpesh. Përveç historisë, edhe mikpritja është ajo që më pëlqen shumë në Kosovë”, tha Fatima Ibrahimoviç, nxënëse nga Sarajeva.

Edhe Amina është e mahnitur me pritjen që ia bëri një familje në Viti.

“Shumë më pëlqen qyteti por më shumë më ka lënë përshtypje mikpritja që ma kanë prit familja. Familja që unë po qëndroj as nuk e marrin vesh gjuhen që unë flas,por jam duke kaluar shumë mirë. Këtu më pëlqen edhe mikpritja por edhe historia e njëjtë”, tha Amina Ruçiq.

Nga ana tjetër, nxënësit vendas po e shohin këtë si një mundësi për tu njohur me kulturën boshnjake, një përvojë që Aurela Frangu e vlerëson emocionuese.

“Shkëmbimi i njëjtë ka me ndodh edhe me Sarajeven kemi me qendru edhe na 6 ditë me shokët tanë të ri kena me msu për kulturat tona të përbashkëta edhe për ngjarjet tona”, tha ajo.

Koordinatorja nga Sarajeva thotë se ky bashkëpunim po krijon lidhje të reja mes dy vendeve.

“Ne kemi ardhur dje dikun nga ora 5 pasdite, familjet i kanë marr fëmijët ata kanë qenë shumë të lumtur edhe ne si mësues jemi shumë të lumtur që jemi këtu kjo është hera e dytë që vim në shkollen e njejtë në Pozheran dhe këtë herë jemi duke bërë qëndrim nëpër shtëpia. Po na pelqen shumë ne po e njohim kulturën e juaj më mirë dhe ne duam që edhe fëmijët nga Pozherani të vinë në Sarajevë”, shprehet Melisa Kustura.

Drejtori i shkollës pritëse, Mufail Halabaku, tregon se komuniteti i Pozheranit i ka mirëpritur me shumë gëzim këta nxënës.

“Dje kur na njoftun, që janë në pikën kufitare në Zubin Potok veç filluam përgatitjet edhe pse i kemi filluar më kahere por dje i kemi përgatit familjet që kan me i pranu nëpër shtëpitë e tyre, unë u takova me prinderit dhe e pash që janë teper të gzum edhe fytyrat e tyre u vrejshin që janë gati me i prit sikurse gjithë shqiptaret që janë gati me i prit mysafirët”, thotë ai.

Halabaku thotë se gjatë ditëve të mbetura, bashkë me fëmijët do të vizitojnë edhe shumë vende të tjera të Kosovës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rama: Për herë të parë, Prishtina hap Qendrën Informative Turistike

Rama: Për herë të parë, Prishtina hap Qendrën Informative Turistike

Sot do të paraqiten detaje rreth operacioneve policore të realizuara në Veri të Kosovës

Sot do të paraqiten detaje rreth operacioneve policore të realizuara në Veri të Kosovës

Nisin sot provimet e Maturës Shtetërore në Shqipëri

Zgjatet afati për aplikim në Provimin e Maturës, rreth 1 mijë nxënës ende pa aplikuar

Kosova në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, Haxhiu merr pjesë në ceremoninë hapëse në Itali

Kosova në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, Haxhiu merr pjesë në ceremoninë hapëse në Itali

Nëntë palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, pavarësisht armëpushimit ekzistues

Nxirren 11 trupa nga rrënojat e shtëpive të shkatërruara në Gaza

Skuadra shqiptare prezanton fanellën e re me “filmin” kushtuar Mbretëreshës Teutë

Skuadra shqiptare prezanton fanellën e re me “filmin” kushtuar Mbretëreshës Teutë

Rama: Për herë të parë, Prishtina hap Qendrën Informative Turistike

Rama: Për herë të parë, Prishtina hap Qendrën Informative Turistike

Numri i viktimave nga tërmeti në Kolumbi rritet në 314

Numri i viktimave nga tërmeti në Kolumbi rritet në 314

Sot do të paraqiten detaje rreth operacioneve policore të realizuara në Veri të Kosovës

Sot do të paraqiten detaje rreth operacioneve policore të realizuara në Veri të Kosovës

Nisin sot provimet e Maturës Shtetërore në Shqipëri

Zgjatet afati për aplikim në Provimin e Maturës, rreth 1 mijë nxënës ende pa aplikuar

Kosova në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, Haxhiu merr pjesë në ceremoninë hapëse në Itali

Kosova në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, Haxhiu merr pjesë në ceremoninë hapëse në Itali

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën