TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hill: Kontakti im i parë me UÇK-në ndodhi në Tiranë në verën e vitit 1998

by Tëvë1
9 muaj ago
2
A A
Hill: Kontakti im i parë me UÇK-në ndodhi në Tiranë në verën e vitit 1998

I dërguari i posaçëm amerikan për Kosovën, Christopher Hill, ka deklaruar se kontakti i tij i parë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ka ndodhur në verën e vitit 1998, në Tiranë të Shqipërisë.

Gjatë dëshmisë së tij, Hill tha se për një periudhë të gjatë kishte tentuar të gjente persona që mund të përfaqësonin zyrtarisht UÇK-në, por pa sukses.

“Derisa po punoja me stafin tim dhe të tjerë, duhej të gjenim një zyrtar apo grup zyrtarësh të UÇK-së me të cilët mund të flisnim. Kam punuar për një kohë në këtë drejtim pa pasur sukses dhe arritëm në përfundim se nuk kishte një udhëheqje të tillë. Bëhej fjalë për një grup njerëzish në nivel vendor – që ishte përshkrim shumë më i saktë i asaj me të cilën po merreshim ne,” tha Hill, shkruan Tëvë1.

Ai shtoi se në Tiranë kishte takuar një person që i ishte prezantuar si drejtues i UÇK-së, por që më pas rezultoi se nuk mund të fliste në emër të saj.

“Në Tiranë takuam dikë që na ishte përshkruar si kreu i UÇK-së. Unë dhe kolegët e mi erdhëm në përfundim se ai vepronte brenda lëvizjes, por nuk mund të fliste në emër të saj. Ne vazhduam punën për të gjetur njerëz që mund të flisnin si përfaqësues të saj,” deklaroi diplomati amerikan.

Hill tha se gjatë verës dhe vjeshtës së vitit 1998 kishte shkuar edhe në Likoc, në përpjekje për të krijuar kontakte të drejtpërdrejta me strukturat e UÇK-së.

Në vijim të dëshmisë, ai pranoi se nuk e mbante mend emrin e personit të parë që kishte takuar nga UÇK-ja, por e konfirmoi pas pyetjes së avokatit mbrojtës.

“Nuk më kujtohej emri i personit të parë me të cilin isha takuar, por kur avokati më pyeti nëse ishte Xhavit Haliti, u përgjigja ‘po’,” tha Hill./teve1.info/

Tags: cChristopher HillGjykata Specialeish kreret e uvkTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Brenda 24 orëve ngriten 34 aktakuza për vepra të ndryshme penale

Brenda 24 orëve ngriten 34 aktakuza për vepra të ndryshme penale

KGJK cakton mbledhjen e radhës, në rend dite shqyrtimi i dorëheqjeve të gjyqtarëve dhe stafit serb

KGJK cakton mbledhjen e radhës, në rend dite shqyrtimi i dorëheqjeve të gjyqtarëve dhe stafit serb

MIT: Vazhdojnë investimet në Prishtinë, 9 milionë për tri projekte rrugore

MIT: Vazhdojnë investimet në Prishtinë, 9 milionë për tri projekte rrugore

​Voziti 212 km/h në rrugën Milot–Laç, shoferi gjobitet me 4,300 euro

Nën kërcënimin e thikës i mori 50 euro, Prokuroria kërkon paraburgim 30-ditor për të dyshuarin në Gjakovë

Nën kërcënimin e thikës i mori 50 euro, Prokuroria kërkon paraburgim 30-ditor për të dyshuarin në Gjakovë

Bëri deklarim të rrejshëm për krimet në Zubin Potok, “dëshmitari” nga Zupçi ndalet 48 orë

Bëri deklarim të rrejshëm për krimet në Zubin Potok, “dëshmitari” nga Zupçi ndalet 48 orë

Komandanti i Policisë në Lipjan, jep dorëheqje morale pas rastit tragjik të 27-vjeçarit

Dy persona ndalohen pasi kaluan ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë, iu konfiskohen kërpudhat

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën