Një mjet shpërthyes është hedhur pran një lokali në Shipol të Mitrovicës të enjten ka njoftuar Policia e Kosovës.
Shpërthimi ka shkaktuar dëme materiale, ndërsa Policia ka bërë të ditur se ka nisur hetimet.
“Është raportuar se persona të panjohur kanë hedhur mjet shpërthyes pranë lokalit të ankuesit mashkull kosovar. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin 24-orësh.