TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hibrid.info: Grabitja e një kishe në Kamenicë ndërlidhet pa fakte me “motiv etnik”

by tëvë1
4 javë ago
22
A A
Hibrid.info: Grabitja e një kishe në Kamenicë ndërlidhet pa fakte me “motiv etnik”

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, përmes një njoftimi të publikuar në ueb-faqen zyrtare më 28 gusht, ka raportuar për një ngjarje në fshatin Bushincë të Kamenicës, ku një kishë është grabitur dhe vandalizuar, ndërsa janë vjedhur edhe paratë nga donacionet, në vlerë prej rreth 1000–1100 eurosh.

Në të njëjtin njoftim, Zyra për Kosovën e paraqet këtë ngjarje si pjesë të një serie incidentesh me motive etnike ndaj komunitetit serb në Kosovë.

Platforma hibrid.info që merret me verifikimin e lajmeve, e vlerëson këtë pretendim si “Teori konspirative”

Çka nuk shkon me këtë përmbajtje?

Në njoftim nuk paraqitet asnjë fakt apo dëshmi që tregon se grabitja e kishës ka pasur motiv etnik. Megjithatë, ngjarja vendoset në kontekstin e pretendimit për incidente të vazhdueshme me motive etnike ndaj serbëve në Kosovë.

Pjesë nga njoftimi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë:

“Edhe ky shembull i fundit i sulmit ndaj një objekti të shenjtë të Kishës Ortodokse Serbe tregon për përkeqësimin e situatës së sigurisë në Kosovë dhe Metohi, ku në shënjestër janë edhe kishat, fëmijët dhe gratë serbe. Nuk kalon asnjë ditë pa u regjistruar ndonjë incident me motive etnike në mjediset serbe në Kosovë dhe Metohi, ndërsa pothuajse të gjitha këto raste mbeten të pazbardhura dhe fajtorët pa dënim dhe sanksionim adekuat”.

Çka dihet për këtë ngjarje?

Sipas raportimeve të disa mediave në gjuhën serbe (shih këtu e këtu), hetimi për rastin është kryer nga Policia e Kosovës, në prani të famullitarit dhe kryepriftit Srdjan Milenkoviq, kryetarit të bordit të kishës dhe disa banorëve të Bushincës.

Ngjarja është përfshirë edhe në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, të publikuar më 29 gusht. Sipas këtij raporti, rasti është ende nën hetim (shih fotografinë më poshtë).
Deri në këtë fazë, nuk dihet se kush e ka kryer grabitjen dhe vandalizimin e kishës. Po ashtu, nuk ka të dhëna për etninë e personave që mund të jenë përgjegjës për këtë vepër.

Hibrid.info ka trajtuar disa raste kur ZKQS-ja ka bërë pretendime të tilla, por pa ofruar asnjë fakt (shih këtu, këtu, këtu dhe këtu).
Analiza

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë e paraqiti grabitjen e një kishe në Bushincë si incident me motiv etnik, pa ofruar fakte për ta mbështetur këtë pretendim.

Policia e Kosovës ka raportuar rastin, por autorët dhe motivi i veprës ende nuk dihen dhe bazuar në raportin e policisë rasti është duke u hetuar.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Teori konspirative”.

Arsyetimi

Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato përmbajtje informative të cilat në vete përmbajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre përmbajtje është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.

Share3Tweet2

Postime të ngjashme

Kurti: Referendumi i vitit 1991 shprehu vullnetin e popullit për pavarësi

Kurti: Referendumi i vitit 1991 shprehu vullnetin e popullit për pavarësi

Kongresmeni amerikan i drejtohet me letwer EPP-së në Evropë: Vuçiq dhe partia e tij janë të korruptuar

Kongresmeni amerikan i drejtohet me letwer EPP-së në Evropë: Vuçiq dhe partia e tij janë të korruptuar

Aksident me fatalitet në Istog, vdesin dy persona

Pesë persona lëndohen pas një aksidenti trafiku në rrugën magjistrale Ferizaj–Shtërpcë

AUV: Produkti ushqimor “Flips Ketchup” tërhiqet nga tregu

Foda dhe Vojvoda para Austrisë: Jemi të përgatitur për një ndeshje të forte

“Jo në emrin tim”, protesta edhe në Gjermani dhe Finlandë

“Jo në emrin tim”, protesta edhe në Gjermani dhe Finlandë

Trajneri i Austrisë flet para duelit me Kosovën: Pres ndeshje të vështirë

Trajneri i Austrisë flet para duelit me Kosovën: Pres ndeshje të vështirë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën