TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hetime në Zvicër, si Kosova ia mori Leon Avdullahun ekipit kombëtar

by tëvë1
7 muaj ago
3
A A
Hetime në Zvicër, si Kosova ia mori Leon Avdullahun ekipit kombëtar

Çfarë shkoi keq në rastin “Leon Avdullahu?” Këtë pyetje e shtrojnë mediumet sportive zvicerane pas nisjes së një hetimi në lidhje me kalimin e lojtarit nga Zvicra tek Kosova. Pas një nisjeje të suksesshme të kualifikimeve për Kupën e Botës kundër Kosovës dhe Sllovenisë, Federata e Futbollit e Zvicrës po heton çështjen. Ish-mesfushori i Bazelit, i cili ka nënshkruar kontratë me Hofenheimin, duhej të kishte luajtur për Zvicrën në ndeshjen kundër Kosovës, jo kundër saj. Por, pavarësisht mbi 20 ndeshjeve me të rinjtë e Zvicrës dhe një vizite të shkurtër në Hofenheim nga presidenti i Federatës, Peter Knabel, përzgjedhësi Murat Yakin dhe ndihmësi i tij, Davide Calla, mesfushori i talentuar në fund zgjodhi Kosovën.

“Gabimi” me Avdullahun ndodhi rreth gjashtë vjet më parë, kur ai kaloi nga ekipi U15 në ekipin U16 të Baselit, por nuk u pranua në programin “Footuro” të Federatës Zvicerane të Futbollit.
Ndoshta gjërat do të kishin shkuar ndryshe për Avdullahun – ndoshta ai do të kishte zgjedhur Zvicrën.
Një lojtar i “Footuro” zgjidhet nga një panel ekspertësh i Federatës, si një nga pak talentet e jashtëzakonshme.
Programi “Footuro” zgjat rreth gjashtë vjet. Kjo do të thotë që Federata investon dhjetëra mijëra franga për supertalentet e saj çdo vit. Ajo që pak njerëz e dinë është se Federata për të mbrojtur veten, gjithmonë u ka kërkuar lojtarëve të përzgjedhur në “Footuro” të nënshkruajnë një deklaratë me shkrim.
Për më tepër, me firmën e tyre, ata premtojnë të mos luajnë për përfaqësuese tjetër gjatë fazës së programit “Footuro”.

Talenteve që shkelin marrëveshjen me Federatën do t’u kërkohet të paguajnë. Në këtë rast do të duhet të paguajnë një gjobë me pesë shifra. Drejtori teknik i Federatës së Futbollit të Zvicrës, Patrick Bruggman, flet për programin.
“Gjoba synon të rikuperojë të paktën pjesërisht investimin e bërë në zhvillimin e një lojtari”, ka thënë Bruggman.
Ai nuk pranoi të zbulonte se sa lojtarë të “Footuro” janë gjobitur për ndryshimin e përfaqësueses deri më tani. Ai tha vetëm se është një numër i vogël.
“Nuk është qëllimi që një lojtar të luajë për Zvicrën vetëm për shkak të kërcënimit të një gjobe. Ne duam që ata të identifikohen me vlerat tona – si në aspektin futbollistik ashtu edhe personal”.
Në këtë drejtim, Bruggman tha se ka vend për përmirësim nga ana e Federatës. “Duhet të pyesim veten se ‘si mund t’i identifikojmë të gjithë lojtarët e talentuar me potencial për ekipin përfaqësues të të rriturve sa më shpejt të jetë e mundur dhe t’i përfshijmë ata në programin ‘Footuro’”, është shprehur ai. 70 për qind e lojtarëve aktualë të përfaqësueses juniore të Zvicrës kanë shtetësi të dyfishtë. Të gjithë futbollistët e licencuar në Zvicër janë nga 197 vende. “Realiteti kërkon që Federata të bëjë më shumë përpjekje për shtetasit e dyfishtë sesa për lojtarët që mbajnë vetëm pasaportë zvicerane”, shtoi ai. Federata e Zvicrës nuk ka burimet njerëzore dhe financiare për t’u kujdesur vazhdimisht për të gjithë talentet me shtetësi të dyfishtë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

City mposht Arsenal dhe i afrohet titullit

City mposht Arsenal dhe i afrohet titullit

Malisheva shkatërron Ballkanin, Drenica mposht liderin në Superligë

Malisheva shkatërron Ballkanin, Drenica mposht liderin në Superligë

Kombëtarja e Kosovës U19 për vajza ngjitet në Ligën A

Kombëtarja e Kosovës U19 për vajza ngjitet në Ligën A

​Rrjetat e fushave dëmtohen pak muaj pas inaugurimit, mungesë mbikëqyrjeje apo papërgjegjësi e komunitetit?

​Rrjetat e fushave dëmtohen pak muaj pas inaugurimit, mungesë mbikëqyrjeje apo papërgjegjësi e komunitetit?

Trump thotë se i ka kërkuar Netanyahut të mos i shënjestrojë fushat e naftës dhe gazit të Iranit

​Trump thotë se marina amerikane ka ndaluar dhe kapur një anije mallrash me flamur iranian

Maqedonia e Veriut siguron 2 milionë € për ndërtim të rrugës Tetovë-Prizren

Maqedonia e Veriut siguron 2 milionë € për ndërtim të rrugës Tetovë-Prizren

Flamur Fetahu kryetar i degës së AAK-së në Gjakovë

Flamur Fetahu kryetar i degës së AAK-së në Gjakovë

Auto Draft

“I LOVE YOU” – prizrenasi synon t’ia shkruaj të fejuarës indoneziane në 5 kontinente

Auto Draft

Shtëpia me 99 fotografi për eksodin e vitit ’99-të

Auto Draft

Shkollave që iu vendos dryni në Skenderaj

Policia në mungesë rreshterësh, s’hapën konkursin që nga 2024-ta

Policët në pritje të pagesave për shtesa, lëndët pritet t’i kalojnë Gjykatës Administrative

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën