Legjenda e futbollit Thierry Henry do ta nis një rrugëtim të ri në karrierën si trajner.
Ish-sulmuesi legjendar i Arsenalit është trajner i ri i ekipit U21 të Kombëtares së Francës, raportojnë mediat franceze, transmeton lajmi.net.
Henry ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare dhe do të jetë në krye të skuadrës së “shpresave” për Olimpiadën 2024 dhe Europianin U21 të vitit 2025.
46-vjeçari kishte një karrierë të bujshme si futbollist. Karrierën e nisi te Monaco për të kaluar më pas te Juventusi.
Kulmin e karrierës e regjistroi te Arsenali nga viti 1999 deri në vitin 2007 kur u transferua te Barcelona.
Henry karrierën e mbylli te New York në MLS në vitin 2015, ndërkaq kohët e fundit ka qenë edhe analist futbolli në Sky Sports.