TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Hendbollistët e ri të Kosovës, shënojnë fitoren e parë në Botëror

by tëvë1
6 muaj ago
1
A A
Hendbollistët e ri të Kosovës, shënojnë fitoren e parë në Botëror

Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll e ka shënuar fitoren e parë në Kampionatin Botëror që është duke u zhvilluar në Egjipt. Ndeshjen e tretë të Grupit B, Kosova e fitoi ndaj Marokut me rezultatin 32:22. Me fitore, Kosova e përfundon fazën grupore në vendin e tretë. Nuk avancon në fazën tjetër të garës, por do t’i ketë edhe katër ndeshje tjera për plasman. Pjesën e parë, hendbollistët e Kosovës U19, të drejtuar nga përzgjedhësi Fatmir Muhaxheri, e fituan me rezultatin 12:10. Epërsia e Kosovës u rrit edhe më shumë në pjesën e dytë për fitore bindëse në fund.

Suad Pajaziti ishte më i miri te “Dardanët” e rinj me tetë gola nga dhjetë tentime. Olsi Mulaj kishte gjashtë gola të realizuar, ndërsa Drijon Istrefi i shënoi pesë.

Kosova U19 i humbi dy ndeshjet e para të grupit. Nga Zvicra u mposht 35:25, ndërsa nga Hungaria, favoritja e grupit, u mposht 37:28.

Kosova kishte fazë të mirë përgatitore në Slloveni, duke i fituar tri miqësoret ndaj Kuvajtit. Por, të njëjtën formë nuk e pati në dy duelet e para të Botërorit.

Kjo është gjenerata e tretë e Kosovës që paraqitet në një ngjarje globale, dhe u arrit falë “IHF Trophyt”.

“IHF Trophy” është ngjarje e Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit, që për synim ka zhvillimin e hendbollit nëpër botë. Por, ofron edhe biletën për Botëror me rrugë më të shkurtër.

Hendbollistët e Kosovës U21 kishin luajtur në Spanjë në Botërorin e vitit 2019, ndërsa në vitin e kaluar në Botërorin e organizuar në Kinë, ishin paraqitur hendbollistet e Kosovës U18.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sulmuesi Ademi i bashkohet Llapit

Sulmuesi Ademi i bashkohet Llapit

Ademi pas rizgjedhjes si kryetar i FFK-së: “Kam mbi 50 mijë përkrahës prapa meje”

Ademi pas rizgjedhjes si kryetar i FFK-së: “Kam mbi 50 mijë përkrahës prapa meje”

“Adidas”, partner zyrtar i Kombëtares së Kosovës në futboll

“Adidas”, partner zyrtar i Kombëtares së Kosovës në futboll

Trabzonspori insiston për Milot Rashicën

Trabzonspori insiston për Milot Rashicën

Supremja pranon një ankesë për rezultatet e zgjedhjeve, PZAP rrëzon gjashtë të tjera

Supremja pranon një ankesë për rezultatet e zgjedhjeve, PZAP rrëzon gjashtë të tjera

Sulmuesi Ademi i bashkohet Llapit

Sulmuesi Ademi i bashkohet Llapit

Dhoma e Tregtisë i drejtohet Osmani për çështjen e liberalizimit të tregut energjetik

Nis numërimi mbrapsht, çka mund të ndodhë me pozitën e presidentit?

Edi Rama në Vatikan, pritet nga Papa Leon XIV

Edi Rama në Vatikan, pritet nga Papa Leon XIV

EULEX-i dhe KFOR-i zhvillojnë ushtrime për evakuim mjekësor ajror

EULEX-i dhe KFOR-i zhvillojnë ushtrime për evakuim mjekësor ajror

Haradinaj publikon fotografi nga Uashingtoni ku Trump pritet të mbajë fjalimin në Lutjet e Mëngjesit

Haradinaj publikon fotografi nga Uashingtoni ku Trump pritet të mbajë fjalimin në Lutjet e Mëngjesit

E sulmuan një person dhe ia morën 200 euro, arrestohen katër të mitur në Prizren

Arrestohen tre persona për grabitje të armatosur në Prizren, një tjetër në arrati

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën