TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hendbollistet e Kosovës përfundojnë botërorin me fitore

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Hendbollistet e Kosovës përfundojnë botërorin me fitore

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll e ka përfunduar me fitore paraqitjen në Kampionatin Botëror në Chuzhou të Kinës.

Të premten në orët e para të mëngjesit, sipas kohës në vendin tonë, Kosova fitoi ndaj Nigerisë me rezultatin 21:18. Ndeshja ishte e vlefshme për vendin e 23-të. Pra Kosova U19 ka përfunduar e 23-ta prej 32 ekipeve kombëtareve pjesëmarrëse në Botëror.

Për hendbollistet tona të reja është paraqitja e parë në Botëror. Në fakt për herë të parë një ekip kombëtar i Kosovës në konkurrencë të sportisteve, në sportet ekipore, është kualifikuar dhe është paraqitur në Botëror. Dhe në pjesëmarrjen e parë nëntë ekipe kombëtare janë lënë prapa.

Pjesa e parë e ndeshjes me Nigerinë ishte e fortë dhe e barabartë. Përfundoi 7:7. Në pjesën e dytë Kombëtarja jonë, përkundër telasheve me lëndime, shfaqi më tepër dhe arriti fitore. Kombëtarja jonë ishte vazhdimisht në epërsi dhe fitoi në fund me rezultat 21:18.

Diona Dreshaj i shënoi 10 gola për Kosovën dhe u shpall më e mira e ndeshjes. Arjeta Imeraj, Orgesa Gola e Andra Uglani i shënuan nga 3 gola.

Botërorin e parë të saj, Kosova U18 e përfundoi me tri fitore e katër disfata.

Paraqitja në Botëror është sukses i madh i kësaj kombëtareje dhe hendbollit kosovar në përgjithësi. Përvoja në Kampionatin Botëror do të jetë përvojë me rëndësi shumë të madhe për karrierën e mëtejme të kësaj gjenerate, prej të cilës pritet shumë.

Tags: boterorihendbollKosova
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kosova i fiton shtatë medalje në Kampionatin Ballkanik të Mundjes

Kosova i fiton shtatë medalje në Kampionatin Ballkanik të Mundjes

Reagon FBK, dënon dhunën ndaj gjyqtarëve

Reagon FBK, dënon dhunën ndaj gjyqtarëve

“Dardanët” vazhdojnë përgatitjet për Andorrën

Kosova me statistika të mira në Ligën e Kombeve

“Dardanet” gati për “play-offin” me Austrinë

“Dardanet” gati për “play-offin” me Austrinë

Kosova i fiton shtatë medalje në Kampionatin Ballkanik të Mundjes

Kosova i fiton shtatë medalje në Kampionatin Ballkanik të Mundjes

Policia shoqëron në stacion një protestues, dyshohet për hedhje të mjeteve piroteknike ndaj Kuvendit

Policia shoqëron në stacion një protestues, dyshohet për hedhje të mjeteve piroteknike ndaj Kuvendit

Ekspozohen të dhënat personale të 8.8 milionë personave në një incident sigurie në Danimarkë

Ekspozohen të dhënat personale të 8.8 milionë personave në një incident sigurie në Danimarkë

Asamblisti i LDK-së në Obiliq jep dorëheqje nga partia pas qëndrimit për Specialen

Asamblisti i LDK-së në Obiliq jep dorëheqje nga partia pas qëndrimit për Specialen

Çmimi Nobel në mjekësi u shkon 3 shkencëtarëve për kërkime mbi aktivitetin e trurit

Çmimi Nobel në mjekësi u shkon 3 shkencëtarëve për kërkime mbi aktivitetin e trurit

186 raste me fruth në Kosovë, IKShPK bën thirrje për vaksinim

186 raste me fruth në Kosovë, IKShPK bën thirrje për vaksinim

Qindra shkolla mbyllen në Francë ndërsa protestat e studentëve përshkallëzohen

Qindra shkolla mbyllen në Francë ndërsa protestat e studentëve përshkallëzohen

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën