TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Hendbollistet e Kosovës përfundojnë botërorin me fitore

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
Hendbollistet e Kosovës përfundojnë botërorin me fitore

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll e ka përfunduar me fitore paraqitjen në Kampionatin Botëror në Chuzhou të Kinës.

Të premten në orët e para të mëngjesit, sipas kohës në vendin tonë, Kosova fitoi ndaj Nigerisë me rezultatin 21:18. Ndeshja ishte e vlefshme për vendin e 23-të. Pra Kosova U19 ka përfunduar e 23-ta prej 32 ekipeve kombëtareve pjesëmarrëse në Botëror.

Për hendbollistet tona të reja është paraqitja e parë në Botëror. Në fakt për herë të parë një ekip kombëtar i Kosovës në konkurrencë të sportisteve, në sportet ekipore, është kualifikuar dhe është paraqitur në Botëror. Dhe në pjesëmarrjen e parë nëntë ekipe kombëtare janë lënë prapa.

Pjesa e parë e ndeshjes me Nigerinë ishte e fortë dhe e barabartë. Përfundoi 7:7. Në pjesën e dytë Kombëtarja jonë, përkundër telasheve me lëndime, shfaqi më tepër dhe arriti fitore. Kombëtarja jonë ishte vazhdimisht në epërsi dhe fitoi në fund me rezultat 21:18.

Diona Dreshaj i shënoi 10 gola për Kosovën dhe u shpall më e mira e ndeshjes. Arjeta Imeraj, Orgesa Gola e Andra Uglani i shënuan nga 3 gola.

Botërorin e parë të saj, Kosova U18 e përfundoi me tri fitore e katër disfata.

Paraqitja në Botëror është sukses i madh i kësaj kombëtareje dhe hendbollit kosovar në përgjithësi. Përvoja në Kampionatin Botëror do të jetë përvojë me rëndësi shumë të madhe për karrierën e mëtejme të kësaj gjenerate, prej të cilës pritet shumë.

Tags: boterorihendbollKosova
ShareTweet

Postime të ngjashme

Muriqi, nëntë gola larg rekordit të kamerunasit Eto’o

Fantastike: Vedat Muriqi, lojtari më i mirë i muajit në La Liga

Rei Manaj largohet përfundimisht nga Sharjah FC, pritet rikthimi te Sivaspori

Rei Manaj largohet përfundimisht nga Sharjah FC, pritet rikthimi te Sivaspori

Granit Xhaka do të mungoj së paku tri javë te Sunderlandi

Granit Xhaka do të mungoj së paku tri javë te Sunderlandi

Fermin Lopez e vazhdon kontratën me Barçën, 1 miliardë euro klauzola e lirimit

Fermin Lopez e vazhdon kontratën me Barçën, 1 miliardë euro klauzola e lirimit

“Mund të ketë reduktime të ujit sot”, Rivanolli jep detaje nga situata në Ibër-Lepenc

Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në Ibër-Lepenc

Bugaqku: Shpallja e rezultateve nga KQZ pa afatin e ankesave mund të jetë e paligjshme

Bugaqku: Shpallja e rezultateve nga KQZ pa afatin e ankesave mund të jetë e paligjshme

Emisioni “Info Nata” 30.01.2026

Emisioni “Info Nata” 30.01.2026

Shtypet vetura nga shembja e murit në Han të Elezit, dërgohet në spital shoferi

Shtypet vetura nga shembja e murit në Han të Elezit, dërgohet në spital shoferi

AUV tërheq nga tregu dy produkte të Aptamil për fëmijë, dyshohet për prani të substancës së rrezikshme

AUV tërheq nga tregu dy produkte të Aptamil për fëmijë, dyshohet për prani të substancës së rrezikshme

Manipuluesit e votave mund të dënohen deri me pesë vite burgim

Kontestohet ligjshmëria e shpalljes së rezultateve nga KQZ-ja pa u konsumuar afati për ankesa

Zgjedhjet parlamentare: Përfundon procesi i votimit në 25 përfaqësi diplomatike, votuan 81.29%

Përfundon rinumërimi i votave të 28 dhjetorit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën