TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Hendboll, Trepça fiton Kupën e Kosovës pas 21 viteve

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Hendboll, Trepça fiton Kupën e Kosovës pas 21 viteve

Me spektakël të mahnitshëm ka përfunduar turneu final i Kupës së Kosovës në hendboll. Në praninë e kryeministrit Albin Kurti dhe të një numri të konsiderueshëm shikuesish, Trepça ka mposhtur Besa Famgasin në finale dhe i është gëzuar trofeut të çmuar.

Ndeshja është vendosur vetëm pasi janë gjuajtur nga 11 penallti. Dhe mitrovicasit në fund fituan me rezultat 40:39. Portieri Meriton Lladrovci ndali gjuajtjen e fundit të ndeshjes më interesante të viteve të fundit.

Kupën, kapitenit të Trepçës, Sali Maxhera, ia dorëzuan kryeministri Kurti dhe presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini.
Besa Famgas nisi më mirë ndeshjen dhe vazhdimisht ishte në epërsi. Por Trepça nuk u dorëzua. Disa herë ia doli të barazojë rezultatin, por jo edhe të kaloi para. Për herë të parë mitrovicasit kaluan para në minutën e 58-të, 31:30.

Më pas rezultati u barazua në 31:31. Pak sekonda para fundit Deniz Terziqi realizoi penallti për 32:31, por pengoi Besën që të nis aksionin nga mesi. U ndëshkua me të kuq dhe shkaktoi penallti për Besën. Egzon Gjuka ishte i saktë dhe kështu finalja vendosej me penallti. Pas pesë penalltive të para, nuk kishte fitues. Nuk kishte fitues as pasi u gjuajtën edhe nga pesë penallti të tjera. Në serinë e 11-të, Lulzim Shabani shënoi për Trepçën e në anën tjetër Lladrovci ndali gjuajtjen e Arbios Mushkolajt, që kishte realizuar dy penalltitë e mëparshme.

Terziqi i shënoi 14 gola për Trepçën. Shtatë i kishte Lulzim Shabani, ndërsa gjashtë i realizoi Maxhera.
Egzon Gjuka i shënoi tetë gola për Besa Famgasin. Nga shtatë i kishin Jon Muqolli e Arbios Mushkolaj.
Trepça në gjysmëfinale kishte mposhtur Prishtinën, ndërsa Besa Famgas fitoi ndaj Rahovecit.

Trepça ka fituar Kupën për herë të parë pas 21 vjetësh. Këtë trofe e ka fituar tri herë tashmë. Ndërkohë Besa Famgas, skuadra dominante e hendbollit kosovar, Kupën e ka fituar plot 14 herë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sezoni i fundit te Beshiktashi, Rashica largohet nga klubi i Stambollit

Sezoni i fundit te Beshiktashi, Rashica largohet nga klubi i Stambollit

Juventusi “blindon” talentin shqiptar, Durmishi rinovon deri në 2028-n

Juventusi “blindon” talentin shqiptar, Durmishi rinovon deri në 2028-n

Manuel Neuer, më i miri i javës në Ligën e Kampionëve

Manuel Neuer, më i miri i javës në Ligën e Kampionëve

Gabimet në ndeshjen Barcelona – Atletico, UEFA pritet ta përjashtoj gjyqtarin Istvan Kovacs

Gabimet në ndeshjen Barcelona – Atletico, UEFA pritet ta përjashtoj gjyqtarin Istvan Kovacs

Alijaj: Shkeljet e Kushtetutës në Kosovë shpesh kanë qenë të motivuara politikisht

Alijaj: Shkeljet e Kushtetutës në Kosovë shpesh kanë qenë të motivuara politikisht

Netanyahu urdhëron nisjen e negociatave direkte me Libanin

Netanyahu urdhëron nisjen e negociatave direkte me Libanin

Përfaqësuesja e Danimarkës në OKB: Serbia t’i sjell para drejtësisë përgjegjësit e sulmit në Banjskë

Përfaqësuesja e Danimarkës në OKB: Serbia t’i sjell para drejtësisë përgjegjësit e sulmit në Banjskë

Përfaqësuesja e SHBA-së: Kurti dhe Vuçiq t’i evitojnë eskalimet, Trump po i ndjek me vëmendje zhvillimet

Përfaqësuesja e SHBA-së: Kurti dhe Vuçiq t’i evitojnë eskalimet, Trump po i ndjek me vëmendje zhvillimet

Emisioni “Ditari” 09.04.2026

Emisioni “Ditari” 09.04.2026

Gërvalla: Beteja e Koshares, themel politik dhe moral i shtetit të Kosovës

Gërvalla: Beteja e Koshares, themel politik dhe moral i shtetit të Kosovës

Konjufca në OKB: Mandati i UNMIK-ut ka përfunduar, Kosova gati për rol ndërkombëtar

Konjufca në OKB: Mandati i UNMIK-ut ka përfunduar, Kosova gati për rol ndërkombëtar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën