Të mërkurën ka nisur grumbullimi i Kombëtares A të Kosovës në hendboll.
Kombëtarja jonë është grumbulluar në Lashko të Sllovenisë, ndërsa në stërvitjen e pasdites nën urdhërat e selektorit Jesper Ostlund ishin të gjithë lojtarët e përfshirë në listë.
Stërvitja ishte e orientuar drejt elementeve të ndryshme të lojës në mbrojtje e në sulm.
Të enjten është ndeshja e parë në Slloveni. Kundërshtar nuk është Kuvajti, por Kombëtarja U21 e Sllovenisë. Ndeshja zhvillohet në qytetin Ormozh nga ora 19:00.









