TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hendboll, Kosova kundër Ishujve Faroe për të shpresuar në kualifikim në Evropian

by tëvë1
12 muaj ago
0
A A
Hendboll, Kosova kundër Ishujve Faroe për të shpresuar në kualifikim në Evropian

Kombëtarja e Kosovës në hendboll është pjesë e grupit më të fortë të fazës së dytë kualifikuese për Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm. Kombëtarja e Ishujve Faroe udhëheq në grup me pesë pikë. Nga katër i kanë Ukraina e Holanda, ndërsa Kosova është e fundit me tri pikë.

Pikërisht me Ishujt Faroe përballet Kosova në xhiron e parafundit. Ndeshja zhvillohet të enjten prej orës 20:15 në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Për të shpresuar në kualifikim, Kosovës i duhet fitorja.

Në fakt kualifikimi sigurohet me fitore ndaj Ishujve Faroe, me kusht që Ukraina t’i humbë ndeshjet me Holandën dhe më pas me Ishujt Faroe. Në rast të fitores së Ukrainës në njërën prej ndeshjeve, Kosovës do t’i duhen pikët në ndeshjen e fundit, që e ka ndaj Holandës në udhëtim, të dielën. Suksesi në Holandë vlerësohet pak i mundshëm.

Kombinimet janë të shumta, por është e qartë që për të shpresuar në sukses, Kosovës i duhet fitorja të enjten ndaj Ishujve Faroe.

Ishujt Faroe kanë bërë ngritje të madhe në vitet e fundit. Janë kualifikuar në Evropianin e vitit 2024, ndërsa kjo përfaqësuese ka një gjeneratë të re shumë të talentuar. Dy prej lojtarëve të Ishujve janë në Bundesligë. Ylli më i madh është Elias Ellefsen Skipagotu, që vlerësohet “truri” i përfaqësueses.

Më 6 nëntor në Torshavn, Ishujt Faroe kishin fituar ndaj Kosovës me rezultatin bindës, 32:21. Së fundi përfaqësuesja e Ishujve Faroe fitoi 32:31 në udhëtim ndaj Holandës.

Për dallim nga Ishujt Faroe, Kosova nuk ka lojtarë që paraqiten në nivelin më të lartë evropian.

Selektori Bujar Qerimi është i kënaqur me gjendjen e ekipit, të cilën e ka vlerësuar “jashtëzakonisht të mirë”. Edhe Qerimi ka kërkuar sukses në lojën shtatë kundër gjashtë të kundërshtarit.

Dy përfaqësueset më të mira nga të gjitha tetë grupet kualifikohen në Evropian. Kualifikohen po ashtu katër përfaqësueset më të mira të vendit të tretë nga tetë grupet sa janë gjithsej. Prej vendit të tretë edhe e kërkon Kosova rastin.

Kampionati Evropian mbahet prej 15 janarit deri më 1 shkurt në Danimarkë, Norvegji e Suedi. Kosova ende nuk është kualifikuar në ndonjë ngjarje të madhe me përfaqësuesen e të rriturve. Ky sukses nuk është arritur as në sportet e tjera ekipore.

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arsenali po avancon pas pjesës së parë

Arsenali po avancon pas pjesës së parë

Formacionet zyrtare: Arsenal – Atletico

Formacionet zyrtare: Arsenal – Atletico

Rapidi synon Korenicën

Rapidi synon Korenicën

Ferizaj licencohet për gara evropiane

Ferizaj licencohet për gara evropiane

Pse PDK nuk e votoi Feride Rushitin për presidente? – deklarohet Enver Hoxhaj

Pse PDK nuk e votoi Feride Rushitin për presidente? – deklarohet Enver Hoxhaj

Arsenali po avancon pas pjesës së parë

Arsenali po avancon pas pjesës së parë

Qeveria e Kosovës shpreh gatishmërinë për pranimin e migrantëve të dëbuar nga SHBA-ja

Qeveria miraton ndryshimet për zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare

Hoxhaj: Albin Kurti e ka trajtuar PDK-në si Listën Serbe

Hoxhaj: Albin Kurti e ka trajtuar PDK-në si Listën Serbe

“Këndi i debatit”- 05.05.2026

“Këndi i debatit”- 05.05.2026

Dita Ndërkombëtare e Mamive – Rrëfimi i mamive të QKUK-së

Dita Ndërkombëtare e Mamive – Rrëfimi i mamive të QKUK-së

13 vjeçarja në Zllakuqan i rikthehet bankave shkollore – flet drejtoresha e shkollës

13 vjeçarja në Zllakuqan i rikthehet bankave shkollore – flet drejtoresha e shkollës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën