TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Haziri: Nuk ka asnjë marrëveshje me VV-në për t’u votuar qeveria e re të dielën

Takimi i planifikuar mes LDK-së dhe NISMA-s, dy ditë para mbajtjes së seancës për votimin e qeverisë së re, është anuluar siç mëson Tëvë1. Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri thotë se nuk ka asnjë marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje për t’u votuar të dielën qeveria e re.

by Venhar Isufi
3 orë ago
1 0
A A

Dy ditë para mbajtjes së seancës për formimin e qeverisë, ishte planifikuar të mbahej një takim mes dy partive opozitare, NISMA dhe LDK.

Burime të Tëvë1 brenda Nismës kanë bërë të ditur se takimi ishte planifikuar të mbahej të premten, por pa dhënë shumë detaje.

Për këtë takim, detaje nuk ka dhënë as nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, por as nga NISMA, ndonëse Tëvë1 merr vesh se takimi është anuluar.

Në anën tjetër, i pyetur nëse ka ndonjë marrëveshje për ta votuar mandatarin për kryeministër, Albin Kurti, Haziri mohoi një gjë të tillë.

“Nuk e di që ka takime të veçanta, përveç që ka komunikime presim që vazhdimisht Kurti dhe eksponentë të Vetëvendosjes e kanë thënë që ka qeveri por nuk ka Kuvend. Tani kur kemi Kuvend të shohim a ka qeveri. Nuk ka marrëveshje dhe kjo të bënë me besua se do të jetë e vështirë rezultati i të dielës, për seancën ku pritet me dalë mandatari me ekspoze dhe kabinet qeveritar përderisa nuk ka marrëveshje, nuk pritet të zbardhët asgjë të dielën”, tha Haziri.

E analistja, Arta Tahiri- Beqa thotë se duke parë situatën aktuale, zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje.

“Ajo çfarë unë po e shoh të dielën partitë tjera opozitare dy ditë e fundit janë deklaruar që nuk duan ta marrin të drejtën e mandatarit dhe pritet që të shkohet në zgjedhje shumë më shpejt në qoftë se nuk formohet të dielën qeveria, të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme më shpejt. Çuditërisht po koicidon edhe me balotazhin edhe sikur të gjitha subjektet politike, po dëshirojnë të shkojmë sa më afër zgjedhjeve nacionale edhe atyre lokale”, tha analistja politike.

Sidoqoftë, Tahiri theksoi se edhe nëse do të ketë qeveri, ajo mund të ketë jetëgjatësi deri në mars të vitit 2026, meqë janë zgjedhjet për president të vendit.

“Në qoftë se mund të shtyhet në fakt, më së shumti i konvenon të shtyhet deri në mars kur duhet të bëhet mandatari i presidentit apo presidente. Unë mendoj se është një matematikë e prapët e të parit të vendit siç ka ndodhur më 2021-en, në qoftë se Vjosa Osmani siç e ka shprehur dëshirë me të drejtë që të vazhdojë një mandat të dytë si presidente e vendit, në qoftë se nuk i merr gjasat janë ajo të kthehet prapë në politikë dhe të jetë një koalicion i 2021-es dhe të garojnë së bashku”.

Seanca për formimin e Qeverisë do të mbahet të dielën e 26 tetorit nga ora 10:00.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Koalicioni LDK-LVV në Vushtrri, Haziri: Tahiri e ka bërë pakoordinim, duhet me qenë pjesë e ekipit

Koalicioni LDK-LVV në Vushtrri, Haziri: Tahiri e ka bërë pakoordinim, duhet me qenë pjesë e ekipit

A do të jetë Kusari pjesë e ekzekutivit të ri?

A do të jetë Kusari pjesë e ekzekutivit të ri?

Avokati Berisha: Zemaj u sulmua nga militanti i LVV-së, reagoi në vetëmbrojtje

Avokati Berisha: Zemaj u sulmua nga militanti i LVV-së, reagoi në vetëmbrojtje

Kusari-Lila e pranon që “Kurti III” s’i ka votat

Emisioni “Info Nata” 24.10.2025

Emisioni “Info Nata” 24.10.2025

Haziri: LDK dhe VV nuk kanë asnjë bashkëpunim partiak, vetëm institucional

Haziri: LDK dhe VV nuk kanë asnjë bashkëpunim partiak, vetëm institucional

Bashkëpunim LVV-LDK? Haziri: Çështje e mbyllur, mos pritni

Bashkëpunim LVV-LDK? Haziri: Çështje e mbyllur, mos pritni

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën