TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Haziri: Kurti nuk mund t’i ikë Asociacionit me zgjedhje

by Tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Haziri: Duhet të mbahet një konferencë për të mbyllur çështjen e Ballkanit Perëndimor

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, nuk e ka përjashtuar mundësinë që kryeministri Albin Kurti ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme, gjatë këtij viti, në përpjekje për t’i ikur përgjegjësisë për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Por, Haziri thotë se Kurti nuk mund të amnistohet me zgjedhje nga obligimet ndërkombëtare që i ka marrë përsipër. “Ia kanë bërë të qartë BE-ja dhe ShBA-ja”.

“Edhe Serbia a i mbajti zgjedhjet më 17 dhjetor, por u dashtë që marrëveshjet për targat dhe për energjinë t’i përfundojë. Edhe z. Kurti nuk ka amnistim. Mundet me shku në zgjedhje, me kamuflu ose me i ikë përgjegjësisë; zgjedhjet do të mbahen, por obligimet do t’i shkojnë atij. Nëse ai nuk i merr obligimet, obligimet i mbesin Kosovës”, thekson nënkryetari i LDK-së.

“LDK-ja në asnjë mënyrë nuk mundet me u bë pjesë e diçkaje që zotëri Kurti tash e tri vjet ka sharruar politikisht deri në fund të pusit me obligimet që nuk i mbajtur”, shprehet Haziri, i pyetur nëse kjo parti ka “vija të kuqe” për një koalicion eventual qeverisës me Vetëvendosjen.

Mospërmbushja e obligimeve ndërkombëtare nga kryeministri, sipas Hazirit, ka bërë që ndërmjetësit ndërkombëtarë të dizajnojnë një draft-statut dhe një marrëveshje të dëmshme, ku përmendet edhe Rezoluta 1244. “Neni 2 nuk e paragjykon statusin e politik të Kosovës dhe i vetmi kryeministër mos të paragjykojë statusin e republikës së vet është ky”.

Për të përshkruar situatën, ish-kryetari i Gjilanit përdorë një thënie që përdoret në Anamoravë. “Populli e quan ‘rrotë përmbi stupc’”.

“Kjo Qeveri ka shkaktuar raporte të tensionuara me BE-në, është në masa ndëshkuese, ka raporte tensionuese me NATO-n. Ju e dini se NATO i ka marrë disa nga kompetencat e sigurisë dhe i ka kthyer mbrapa, pa i pyetur fare. E kanë thirrë presidenten në takim dhe i kanë tregu. Ka raporte të tensionuara me Shtëpinë e Bardhë edhe me Departamentin e Shtetit. Kanë raporte të tensionuara me të gjithë kryeministrat e rajonit… sepse Kurti shkon dhe e mbështetë opozitën atje”.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike thotë se Qeveria Kurti nuk ka merita për liberalizimin e vizave, as për njohjen e pasaportave nga ana e Spanjës, as për marrëveshjen e energjisë…

Sipas tij, qe gati tre vjet, kjo Qeveri ka sjellë vetëm degradim. “Kosovën e ka bërë vend më pak të dashur për qytetarët e vet. Unë e pranoj që në qeveritë tona ka pasur dëshpërim, gabime politike. Njerëzit kanë kërkuar jetë më të mirë jashtë Kosovës, por kanë kërkuar punë, shkollim më të mirë se në Kosovë, sigurim shëndetësor më të mirë. Sot po kërkojnë atdhe më të mirë… Dallimi është shumë i madh, sepse ata që kanë shkuar për jetë më të mirë, kthehen. Ata që kërkojnë atdhe më të mirë, ata nuk kthehen sepse një familje që i ka një fëmijë ose dy, me dy të punësuar e merr rrugën e gurbetit dhe thotë: ‘fëmija jem nuk dua të rritet këtu, por në Evropë, Kanada apo ShBA”.

“Kjo Qeveri ka dëshpëruar njerëzit, sepse ka nxitur shpresa të mëdha e pritje të mëdha dhe mandej këto shpresa, shkaktojnë dëshpërim të madh. Janë vetëm muajt e parë të dëshpërimit”.

Në fund të intervistës, Haziri shfaq besimin se në zgjedhjet e ardhshme, LDK-ja e cila mori rezultatin më të keq ndonjëherë më 14 shkurt 2021, do të bëjë “rikthimin e madh” dhe do ta rikthejë Republikën aty ku e ka vendin. “Ne nuk mund të vazhdojmë të jetojmë me këtë imazh të përdhosur, të përbuzur”./EO.

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Familjarët në sallën e gjyqit për fjalën përfundimtare të ish-krerëve të UÇK-së

Familjarët në sallën e gjyqit për fjalën përfundimtare të ish-krerëve të UÇK-së

Pranohen edhe 12 persona në cilësinë e viktimës në procesin gjyqësor ndaj Thaçit e të tjerëve

Katërshja e UÇK-së thotë sot fjalët përfundimtare në Hagë

Mot i vranët dhe intervale me diell të enjten

Mot i vranët dhe intervale me diell

Haradinaj: Protesta e sotme është një mesazh i fortë për drejtësi dhe bashkim për UÇK-në

Haradinaj: Protesta e sotme është një mesazh i fortë për drejtësi dhe bashkim për UÇK-në

Familjarët në sallën e gjyqit për fjalën përfundimtare të ish-krerëve të UÇK-së

Familjarët në sallën e gjyqit për fjalën përfundimtare të ish-krerëve të UÇK-së

Pranohen edhe 12 persona në cilësinë e viktimës në procesin gjyqësor ndaj Thaçit e të tjerëve

Katërshja e UÇK-së thotë sot fjalët përfundimtare në Hagë

Mot i vranët dhe intervale me diell të enjten

Mot i vranët dhe intervale me diell

Haradinaj: Protesta e sotme është një mesazh i fortë për drejtësi dhe bashkim për UÇK-në

Haradinaj: Protesta e sotme është një mesazh i fortë për drejtësi dhe bashkim për UÇK-në

Haradinaj: Vizita e Konjufcës në Hagë, mesazh pozitiv për ish-krerët e UÇK-së

Haradinaj: Vizita e Konjufcës në Hagë, mesazh pozitiv për ish-krerët e UÇK-së

Borussia triumfon ndaj Atalantas

Borussia triumfon ndaj Atalantas

Tensione në Lisbonë, fiton Real Madridi

Tensione në Lisbonë, fiton Real Madridi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën