TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Haxhiu takon organizatat e shoqërisë civile, premton rritje të transparencës dhe bashkëpunimit

by teve1
1 muaj ago
0
A A
Haxhiu takon organizatat e shoqërisë civile, premton rritje të transparencës dhe bashkëpunimit

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka zhvilluar një takim njoftues me përfaqësues të organizatave partnere dhe organizatave të shoqërisë civile, vendore dhe ndërkombëtare.

Sipas njoftimit të Kuvendit, në takim kanë marrë pjesë rreth 40 përfaqësues, duke shënuar takimin e parë të Haxhiut me këto organizata në cilësinë e saj si kryeparlamentare.

Takimi thuhet se u zhvillua në frymën e bashkëpunimit dhe dialogut të hapur, ku u diskutuan sfidat me të cilat përballen organizatat e shoqërisë civile, projektet që ato zhvillojnë, si dhe vërejtjet dhe sugjerimet e tyre lidhur me punën e Kuvendit.

Gjatë diskutimit është theksuar nevoja për më shumë bashkëpunim ndërmjet Kuvendit dhe shoqërisë civile për ligjet e rëndësishme, duke siguruar përfshirje dhe konsultim të hershëm.

“U nënvizua rëndësia e rritjes së transparencës, përfshirë transmetimin e drejtpërdrejtë të punës së komisioneve parlamentare dhe hapjen më të madhe të Kuvendit ndaj publikut”, thuhet në njoftim.

Pjesëmarrësit kërkuan kujdes në ruajtjen e gjuhës parlamentare dhe reagim të qartë ndaj gjuhës denigruese në seancat plenare.

Po ashtu, është theksuar nevoja për forcimin e rolit mbikëqyrës të Kuvendit, veçanërisht në aspektin e kontrollit të shpenzimeve qeveritare.

Në takim është diskutuar edhe për integrimin e perspektivës gjinore dhe vlerësimin e ndikimit mjedisor gjatë hartimit të legjislacionit, si dhe për rëndësinë e plotësimit të kapaciteteve njerëzore në komisionet parlamentare.

U theksua se roli i shoqërisë civile duhet të vlerësohet jo vetëm në aspektin e monitorimit, por edhe në ofrimin e ekspertizës profesionale për proceset legjislative.

Gjithashtu, është shprehur mbështetje për institucionet në zbatimin e Konventa e Stambollit, si dhe u potencua rëndësia e shqyrtimit të strategjisë për drejtësi tranzicionale.

Në fjalën e saj përmbyllëse, Haxhiu ka theksuar se deputetët duhet ta shohin shoqërinë civile si aleate në punën e tyre, veçanërisht deputetët e rinj që kanë nevojë për mbështetje dhe ekspertizë.

Ajo ka nënvizuar domosdoshmërinë që ligjet të hartohen dhe procedohen pa vonesa, duke e cilësuar gjuhën denigruese në Kuvend si të papranueshme dhe që kërkon reagim institucional.

“Kryetarja bëri të ditur se do të ndërmerren hapa për Kodin e Sjelljes së Deputetëve, ndërsa njoftoi se së shpejti do të funksionalizohen Grupi i Grave Deputete dhe Grupi i Deputetëve të Rinj”, thuhet në njoftim.

Në përfundim, palët janë dakorduar që takime të tilla të mbahen rregullisht dhe në formate tematike, me qëllim thellimin e bashkëpunimit dhe rritjen e koordinimit institucional në funksion të forcimit të demokracisë dhe institucioneve të vendit./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Beteja për mandatet e rezervuara: Kush mori votat e kujt?

Kuvendi i Kosovës mblidhet nesër në seancë plenare me 16 pika në rend dite

Arrestohen tetë të mitur që u rrahën mes vete në Malishevë

Dy të dyshuar kapen me armë ilegale në Gjakovë

Ismaili: Investimet e huaja direkte në Kosovë mund të kalojnë rekordin prej 1 miliard eurosh të vitit 2025

Ismaili: Investimet e huaja direkte në Kosovë mund të kalojnë rekordin prej 1 miliard eurosh të vitit 2025

​81-vjet nga masakra e Tivarit

​81-vjet nga masakra e Tivarit

Kurti e Barbano pajtohen se sistemi gjyqësor përballet me sfida

Kurti e Barbano pajtohen se sistemi gjyqësor përballet me sfida

Deputetja e LVV-së: Ftesat për opozitën do të dërgohen, shkojmë për marrëveshje për presidentin

Deputetja e LVV-së: Ftesat për opozitën do të dërgohen, shkojmë për marrëveshje për presidentin

Trump pretendon se Irani ka kërkuar armëpushim, zyrtarët iranianë e quajnë deklaratën “të rreme”

Trump pretendon se Irani ka kërkuar armëpushim, zyrtarët iranianë e quajnë deklaratën “të rreme”

Gërvalla: Parandalimi dhe luftimi i korrupsionit, zotimi ynë

Gërvalla: Parandalimi dhe luftimi i korrupsionit, zotimi ynë

Sindikata e Minatorëve të Trepçës anulon protestën e paralajmëruar për të enjten

“Trepça” largon përkohësisht nga puna dy punëtorë

“Ditari” 01.04.2026

“Ditari” 01.04.2026

Sekuestrohen mbi 4 mijë euro false në Prishtinë, arrestohet një i dyshuar

Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën