Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe Gjykata Supreme kanë mbyllë sytë përballë keqpërdorimit të votave nga diaspora.
Ajo ka thënë se këto dy institucione kanë pasur për detyrë ta ruajnë vullnetin e qytetarëve dhe ndonëse ishin të vetëdijshëm sipas saj për skemën kriminaleve përmes votave me postë ata refuzuan të kryejnë detyrën.
“PZAP dhe Gjykata Supreme e kanë pasur për detyrë ruajtjen e vullnetin të qytetarëve, megjithatë, ndonëse ishin të vetëdijshëm për skemën kriminale përmes votave me postë, ata refuzuan qëllimisht të kryenin detyrat e tyre. Ata mbyllën sytë përballë këtij krimi. Prokuroria duhet të veprojë me urgjencë dhe të zgjerojë hetimet edhe ndaj anëtarëve të Kryesisë së LDK-së dhe ndaj ekipit të përfshirë në këtë skemë kriminale dhe të sjellë para drejtësisë çdo person të përfshirë në këtë krim. Vullneti i qytetarëve duhet të mbrohet me çdo çmim”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
Gazeta Reporteri ka publikuar biseda ndërmjet zyrtarëve të LDK-së ku disa nga anëtarët e saj shprehnin shqetësime për manipulim të votave nga diaspora brenda kandidatëve të LDK-së.