Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Pas pritjes në Presidencë, Haxhiu dhe von der Leyen pritet të zhvillojnë një takim në Zyrën e Presidencës, ku në fokus pritet të jenë zhvillimet në Kosovë dhe procesi i integrimit evropian.
Ndërkohë, pas takimit me Haxhiun, von der Leyen pritet të zhvillojë takim edhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Takimi me Kurtin është pjesë e agjendës së vizitës së presidentes së Komisionit Evropian në Kosovë.








