Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pranuar sot letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Zvicrës, Annie-Lise Cattin Hennin.
Në njoftimin e Presidencës thuhet se Haxhiu vlerëson thellë miqësinë me Zvicrën.
“Kosova e çmon thellë miqësinë dhe mbështetjen e Zvicrës, një mbështetje që ka qenë pranë qytetarëve tanë në kohët më të vështira dhe që vazhdon edhe sot përmes bashkëpunimit politik, ekonomik, zhvillimor dhe të sigurisë”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Tutje, u bë e ditur se Haxhiu e siguroi ambasadoren për avancimin e mëtejshëm të partneritetit me Zvicrën.







