U.D e presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka pranuar sot letrat kredenciale të ambasadorit jorezident të Republikës së Guinesë në Kosovë, Abdoulaye Fofana.
Në këtë takim të dy palët kanë diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interest të përbashkët.
Me këtë rast, Haxhiu i ka uruar mirëseardhje dhe mandat të suksesshëm, duke e siguruar për gatishmërinë time për bashkëpunim në avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Guinesë./teve1.info/




