TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Haxhiu: Pranimi i dokumenteve serbe nga Gjykata Speciale përbën deformim të rëndë të drejtësisë

by teve1
9 muaj ago
1
A A
Haxhiu: Pranimi i dokumenteve serbe nga Gjykata Speciale përbën deformim të rëndë të drejtësisë

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është shprehur e shqetësuar për lajmin se Dhomat e Specializuara në Hagë kanë pranuar si prova materiale dokumente të dorëzuara nga institucionet shtetërore të Serbisë, përfshirë Departamentin e Sigurisë Shtetërore, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe të ashtuquajturën “Komandë për Kosovën dhe Metohinë”.

Haxhiu e ka quajtur të papranueshëm këtë zhvillim, duke theksuar se pranimi i materialeve të prodhuara nga ky regjim si burime të besueshme përbën një deformim të rëndë të drejtësisë dhe një fyerje të hapur ndaj viktimave të luftës dhe sakrificës për liri.

“Institucionet në fjalë janë struktura të një regjimi që ka qenë përgjegjës për dhunë sistematike, krime lufte, zhdukje me forcë, gjenocid, spastrime etnike dhe represion brutal ndaj popullit të Kosovës”, ka shkruar ajo në Facebook.

Tutje, Haxhiu ka thënë se tentimi i Gjykatës, me një fjali sikur “Për më tepër, fakti që disa Prova të Propozuara vijnë nga autoritetet serbe nuk përbën, në vetvete, një ndalesë për pranimin e tyre, përveç tjerash është edhe juridikisht i gabuar dhe i padrejtë.

“Ky pretendim tronditës bie ndesh me praktika të etabluara të drejtësisë penale ndërkombëtare, sipas të cilave një ndër kriteret më të rëndësishme për vlerësimin e pranueshmërisë së provave është nëse burimi i tyre ka një interes në rezultatin e procesit apo ka indikatorë të tjerë të anshmërisë.Refuzimi i Gjykatës për ta marrë parasysh këtë kriter, ngre dyshime serioze mbi paanshmërinë e vetë gjyqtarëve të rastit”, ka theksuar Haxhiu.

Sipas saj, nuk mund të ketë besim në dokumente që janë prodhuar nga një aparat shtetëror kriminal, jo për të ndërtuar drejtësi, por për të manipuluar të vërtetën, për të fajësuar viktimën dhe për të amnistuar kriminelin.

“Slobodan Millosheviqi dhe bashkëpunëtorët e tij janë gjykuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës për krime lufte. Pranimi i dokumenteve të prodhuara nga regjimi i tyre nga një gjykatë që vepron në emër të Republikës së Kosovës e zhvesh këtë gjykatë nga legjitimiteti kushtetues dhe e shndërron atë në instrument të logjikës së vjetër të mohimit të së vërtetës, barazimit të palëve dhe relativizimit të krimeve. Kjo është jo vetëm e padrejtë, por politikisht e papranueshme”, ka thënë në fund të postimit të saj Haxhiu.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në Gaza

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në Gaza

PDK mban konferencë për media

PDK i përgjigjet ftesës së Kurtit për takim me Hamzën

Njohësit e sigurisë thonë se kërcënimet ndaj krerëve të shtetit duhet të merren seriozisht

Ekstradohet nga Gjermania për në Kosovë i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

Këshilla si të qëndroni të hidratuar në këto ditë të nxehta

GP i AAK-së mbështet kërkesat e veteranëve të UÇK-së

Dienit Isufi, më i miri i xhiros

Dienit Isufi, më i miri i xhiros

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në Gaza

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në Gaza

PDK mban konferencë për media

PDK i përgjigjet ftesës së Kurtit për takim me Hamzën

Njohësit e sigurisë thonë se kërcënimet ndaj krerëve të shtetit duhet të merren seriozisht

Ekstradohet nga Gjermania për në Kosovë i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

BE-ja organizon konferencë paqeje për Gazën

BE-ja organizon konferencë paqeje për Gazën

Këshilla si të qëndroni të hidratuar në këto ditë të nxehta

GP i AAK-së mbështet kërkesat e veteranëve të UÇK-së

Tërmeti 7.7 ballë në Japoni shkakton alarm për cunami dhe rrezik të shtuar sizmik

Tërmeti 7.7 ballë në Japoni shkakton alarm për cunami dhe rrezik të shtuar sizmik

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën