TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Haxhiu për vdekjen e Flora Brovinës: Kosova humbi një grua që ia kushtoi gjithë jetën njerëzve dhe vendit

by Tëvë1
3 javë ago
1
A A
Haxhiu: Uroj që takimi i radhës LVV-LDK të sjellë emra konsensualë për presidentin

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vdekjes së ish-deputetes, mjekes, poetes dhe aktivistes për të drejtat e njeriut, Flora Brovina.

Haxhiu ka shprehur ngushëllime për familjen Brovina dhe Begu, duke e cilësuar Brovinën si një grua që gjithë jetën ia kushtoi njerëzve dhe vendit të saj.

“Kosova sot humbi Flora Brovinën, gruan që ia kushtoi gjithë jetën njerëzve dhe vendit të vet”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo ka theksuar se Brovina, si mjeke, humaniste dhe veprimtare për të drejtat e njeriut, ishte pranë fëmijëve dhe familjeve gjatë viteve më të vështira për Kosovën.

“Organizoi, ndihmoi, protestoi dhe ngriti zërin kundër dhunës e represionit, duke e kthyer angazhimin publik në një formë të përditshme të qëndresës. Edhe kur kjo e vuri drejtpërdrejt përballë regjimit serb, nuk u tërhoq”, ka deklaruar Haxhiu.

Në reagimin e saj, kryetarja e Kuvendit ka rikujtuar edhe arrestimin e Brovinës gjatë luftës në Kosovë.

“Në pranverën e vitit 1999 u arrestua dhe u dërgua në burgjet e Serbisë, ku u dënua me 12 vjet burg. As aty nuk hoqi dorë nga bindjet e veta”, ka shkruar ajo.

Sipas Haxhiut, për lirimin e Brovinës ishin angazhuar organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, shkrimtarë dhe institucione nga vende të ndryshme të botës.

Ajo e ka cilësuar Brovinën si të burgosur politike, veterane të luftës së UÇK-së dhe pjesë të brezit që, sipas saj, sakrifikoi shumë për lirinë e Kosovës.

Haxhiu ka vlerësuar edhe kontributin e Brovinës në letërsinë shqipe.

“Flora Brovina ishte zë i veçantë edhe në letërsinë shqipe. Në vargjet që shkroi, gruaja, fëmija, dhimbja, lindja, humbja dhe liria morën formën e përvojave të jetuara”, ka shkruar Haxhiu.

Sipas saj, poezia e Brovinës pasqyronte edhe përvojat dhe sfidat e jetës së saj.

“Poezia e saj kishte butësinë e mjekes, ndjeshmërinë e gruas dhe qëndresën e njeriut që kishte kaluar nëpër sfida të rënda”, ka shtuar ajo.

Pas përfundimit të luftës, Flora Brovina vazhdoi angazhimin e saj në jetën institucionale të Kosovës. Për vite me radhë ajo ishte deputete e Kuvendit të Kosovës dhe një nga nënshkrueset e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës.

Në fund të reagimit, Haxhiu ka shprehur ngushëllime për familjarët, miqtë dhe bashkëpunëtorët e Brovinës.

“Ngushëllimet më të sinqerta familjes Brovina dhe Begu, miqve, bashkëpunëtorëve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e çmuan. I përjetshëm qoftë kujtimi për Flora Brovinën”, ka përfunduar Haxhiu./teve1.info/

Tags: Albulena HaxhiuFlora Brovinatelegram ngushëllimiTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Zulfaj: Procesi i Berlinit, i rëndësishëm për afrimin e rajonit me BE-në

Zulfaj: Procesi i Berlinit, i rëndësishëm për afrimin e rajonit me BE-në

Minatorët vazhdojnë grevën, ende s’ka datë se kur u dalin pagat

Rizvanolli: Minatorët e bllokuar janë në gjendje të mirë, po organizohet dalja e tyre

Akademia e Shkencave e Shqipërisë uron Shiroka-Pulën për zgjedhjen presidente

Akademia e Shkencave e Shqipërisë uron Shiroka-Pulën për zgjedhjen presidente

A u zgjodh presidentja si pasojë e presionit nga protestat? Flet Kim Mehmeti

A u zgjodh presidentja si pasojë e presionit nga protestat? Flet Kim Mehmeti

Messi i jep lamtumirën Argjentinës, Ronaldo e surprizon me një mesazh

Rezistenca e minatorëve nën tokë për plotësim të kërkesave

Mbi 60 minatorë mbesin të ngujuar në Trepçë

Ndër më të moshuarat në botë, Qeveria e Shqipërisë i jep  pension të posaçëm 117-vjeçares, Qamile Marra

Ndër më të moshuarat në botë, Qeveria e Shqipërisë i jep pension të posaçëm 117-vjeçares, Qamile Marra

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën