TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Haxhiu për rastin e Astrit Deharit: Prokuroria përgjegjëse për mungesën e drejtësisë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Haxhiu për rastin e Astrit Deharit: Prokuroria përgjegjëse për mungesën e drejtësisë

Pas homazheve mëngjesin e sotëm pranë varrit të Astrit Deharit, Haxhiu tha se rasti i ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje është më i rëndi në Kosovën e pasluftës ndërsa bëri përgjegjës prokurorinë për mungesën e drejtësisë.

“Në fakt sot do të donim që të kishim drejtësi për Astritin por fatkeqësisht atë nuk e kemi, sigurisht që këtu përgjegjësinë kryesore e mbanë prokuroria sepse ajo është përgjegjëse për hetimin e rrethanave të vrasjes së Astritit Deharit. Rasti i Deharit është rasti më i rëndë që ka ndodh që nga Kosova e pas luftës sepse një aktivist politik ishte marr në paraburgim duke ja veshur një vepër të cilin nuk e kishte bërë dhe prej aty nuk doli i gjallë”, tha Haxhiu.

Haxhiu tha se institucioni që drejton ka kryer të gjitha detyrimet e saj në këtë rast, duke përmendur këtu edhe përjashtimin e tre zyrtarëve

“Si Ministri e Drejtësisë të gjitha kompetencat të cilat ndërlidhen me rastin Dehari ne i kemi përfunduar siç jeni në dijeni, para pak kohësh ne kemi suspenduar tre zyrtarë, një nga kryespektoriati, realisht kryeinspektorin e inspektoratit të Ministrisë së Drejtësisë por po ashtu dhe dy zyrtarë të cilat kanë pas përgjegjësi gjatë kohës kur ka ndodhur ky rast. Raportin të cilën e ka përgatitur inspektorati ne e kemi dërguar në zyrën e kryeprokurorit të shtetit dhe pastaj jemi njoftuar që i njëjti ka mbërri tek prokurori special, tek prokurori që është duke e hetuar këtë rast”, vijoi Haxhiu.

Ministrja e Drejtësisë u shpreh seprokuroria duhet ta bëjë punën e saj pa vonesa sepse duhet të ketë drejtësi për Astritin. Ajo shtoi se ka neglizhencë nga ana e prokurorit ndërsa bëri thirrje që rastin e Astrit Deharit ta marri një prokuror tjetër.

“Ka një neglizhencë të theksuar nga ana e prokurorit special, ai nuk flet për rastin, nuk flet për veprimet që i ka ndërmarrë apo për çfarëdo kërkese që ka familja apo edhe avokati mbrojtës. Prandaj unë thërras që në qoftë se ka neglizhencë të kësaj lënde që është jashtëzakonisht e rëndësishme të ndërrohet prokurori i rastit ose të formohet një ekip prej prokurorëve dhe në anën tjetër prej policëve që do të jenë përgjegjës për zbardhjen sa më të shpejtë të rastit të Astrit Deharit”, përfundoi Haxhiu.

Astrit Dehari ka vdekur më 5 nëntor të vitit 2016 teksa po mbahej në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, si i dyshuar për sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit, në gusht të vitit 2016.

Autoritetet përgjegjëse në Kosovë fillimisht e kanë cilësuar vdekjen e tij si “vetëvrasje”, por familja Dehari ka kërkuar që të bëhet ekspertizë ndërkombëtare, për shkak të dyshimeve për këtë konstatim.

Në prill të këtij viti, Prokuroria Speciale e Kosovës kishte pranuar raportin nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës, dhe se është thënë se analizat e ADN-së, nga objektet që kanë qenë në kontakt me të ndjerin, nuk kanë treguar profil të ADN-së përveçse të vetë atij.Disa prej objekteve të analizuara kanë qenë brisku i rrojës, stilolapsi i lidhur me një lidhëse këpucësh dhe një pjesë metali. Mirëpo, avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, i kishte kërkuar Prokurorisë Speciale që të mos manipulojë me këtë rast, por të thotë të vërtetën./kp

 

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tragjedia në Malishevë – Dalin detaje të reja nga vendi i ngjarjes

Tragjedia në Malishevë – Dalin detaje të reja nga vendi i ngjarjes

Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin saudit, vlerësohet bashkëpunimi bilateral

Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin saudit, vlerësohet bashkëpunimi bilateral

KP dhe APK thellojnë bashkëpunimin në luftën kundër korrupsionit

KP dhe APK thellojnë bashkëpunimin në luftën kundër korrupsionit

Pas Kurtit, ministri i Jashtëm belg Maxime Prevot i shkon në takim Konjufcës

Pas Kurtit, ministri i Jashtëm belg Maxime Prevot i shkon në takim Konjufcës

DISTRIA KRASNIQI KAMPIONE E RE E EVROPËS NË XHUDO

DISTRIA KRASNIQI KAMPIONE E RE E EVROPËS NË XHUDO

Rusia nis sulmin më vdekjeprurës në muaj, duke vrarë 17 persona në Ukrainë

Rusia nis sulmin më vdekjeprurës në muaj, duke vrarë 17 persona në Ukrainë

Tragjedia në Malishevë – Dalin detaje të reja nga vendi i ngjarjes

Tragjedia në Malishevë – Dalin detaje të reja nga vendi i ngjarjes

Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin saudit, vlerësohet bashkëpunimi bilateral

Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin saudit, vlerësohet bashkëpunimi bilateral

KP dhe APK thellojnë bashkëpunimin në luftën kundër korrupsionit

KP dhe APK thellojnë bashkëpunimin në luftën kundër korrupsionit

Pas Kurtit, ministri i Jashtëm belg Maxime Prevot i shkon në takim Konjufcës

Pas Kurtit, ministri i Jashtëm belg Maxime Prevot i shkon në takim Konjufcës

Nisin inspektimet në vendpunishte, Hoti: Vdekjet në punë për shkak të mungesës së pajisjeve bazë

Nisin inspektimet në vendpunishte, Hoti: Vdekjet në punë për shkak të mungesës së pajisjeve bazë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën