TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Haxhiu nga Taranto: Me bashkim si në sport, ta tejkalojmë ngërçin politik në Kosovë

by Tëvë1
1 minutë ago
0
A A
​Haxhiu nga Taranto: Me bashkim si në sport, ta tejkalojmë ngërçin politik në Kosovë

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vizituar sot delegacionin kosovar që po merr pjesë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, duke përcjellë nga afër edhe ndeshjen e volejbollisteve kosovare kundër Algjerisë, e cila u mbyll me fitoren e Kosovës.

Haxhiu për KosovaPress, ka theksuar se Kosova po merr pjesë për herë të parë me delegacionin më të madh në historinë e saj në Lojërat Mesdhetare, me 163 sportistë në 21 sporte. Ajo ka përgëzuar volejbollistet për fitoren dhe u ka bërë thirrje të gjithë sportistëve që të japin maksimumin në garat që i presin.

“Republika e Kosovës për herë të parë ka ekipin më të madh që ka pasur ndonjëherë, pra me 163 me 21 sporte. Dhe sot erdhëm këtu për ta parë një lojë të jashtëzakonshme të vajzave, volejbollisteve tona, ku arritën fitore dhe unë i urova ato, shumë suksese në ditët që i kanë para vetes. Dhe kërkova nga ato që ta japin më të mirën nga vetja, sikurse edhe sportistët e tjerë. Jam shumë e bindur, duke i njohur shumë prej sportistëve tanë, sukseset e tyre kudo në botë, por edhe në Republikën e Kosovës, që do të kthehen me shumë medalje në Republikën e Kosovës”, theksoi Haxhiu për KosovaPress.

Ajo ka veçuar xhudon dhe karatenë si dy prej sporteve prej të cilave pret medalje, por ka bërë të ditur se shpresat janë edhe te disiplinat e tjera ku garojnë sportistët kosovarë.

“Xhudo, karate, sigurisht që presim më shumë medalje, por edhe prej sporteve të tjera. Për neve ka shumë rëndësi që jemi pjesëmarrës dhe jemi shumë të bindur pikërisht për shkak të këtij suksesi që do të korrim fitore dhe do të sjellim medalje në Republikën e Kosovës. I uroj më të mirat ekipit të Republikës së Kosovës. Sonte do të jemi atje në hapjen zyrtare të lojërave mesdhetare. Siç e dini, Republika e Kosovës do të jetë nikoqire në 2030-ën të Lojërave Mesdhetare, prandaj edhe po bëjmë të pamundurën që gjithçka të shkojë më mirë e mbarë”, u shpreh Haxhiu.

U.d. e presidentes së Kosovës ka thënë se prania pranë sportistëve në Taranto po ia mundëson që për një moment, të shkëputen nga zhvillimet politike në Kosovë.

“Asnjëherë nuk mund të shkëputemi nga zhvillimet në Republikën e Kosovës, si do që të jetë. Është moment i rëndësishëm për Republikën e Kosovës që jemi këtu dhe përpiqemi maksimalisht që të jemi sa më afër sportistëve tanë. E ndoshta kjo na bën që të shkëputemi pak nga zhvillimet aktuale politike”, deklaroi tutje Haxhiu.

Në fund, Haxhiu ka marrë si shembull sportistët kosovarë dhe sukseset e tyre, duke bërë thirrje për bashkim edhe në politikë, në mënyrë që të tejkalohet ngërçi aktual institucional.

“Mund të marrim shembuj të mirë. Kemi fat që Republika e Kosovës ka sportistë shumë të mirë dhe shumë herë, sidomos në lojëra të ndryshme, në sporte të ndryshme, kur ka bashkim, edhe korren sukseset, pra ka fitore. Prandaj po uroj që me të njëjtin mesazh të jemi edhe në politikë, bashkim në mënyrë që ta zgjedhim ngërçin që për momentin e kemi”, tha në fund Haxhiu.

Kosova po merr pjesë në Taranto 2026 me delegacionin më të madh të saj në histori në Lojërat Mesdhetare, ndërsa vendi do të jetë nikoqir i edicionit të vitit 2030, që do të zhvillohet në Prishtinë.

Tags: Albulena HaxhiuLojërat Mesdhetare 2030Teve1Toranto
ShareTweet

Postime të ngjashme

Tre persona lëndohen në Fushë Kosovë, i dyshuari shtiu edhe me armë

Ekstradohet nga Kosova në Shqipëri i kërkuari me letërreshtim ndërkombëtar,dyshohet për “Kontrabandim me migrantë”

ZKA gjen mangësi në prokurimin 15.9 milionë eurosh për mirëmbajtjen e autoudhëve

ZKA gjen mangësi në prokurimin 15.9 milionë eurosh për mirëmbajtjen e autoudhëve

​Kosova nxjerr 25 milionë euro obligacione, ankandi mbahet më 28 gusht

​Kosova nxjerr 25 milionë euro obligacione, ankandi mbahet më 28 gusht

Audio-incizimet tregojnë udhëzimet që Thaçi dha për dëshminë e Remit, Zyrapit e tjerëve

Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën