TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Haxhiu: Kushtetuta e Kaçanikut ishte përgjigjja e një populli që kërkonte vetëvendosje

by teve1
1 orë ago
0
A A
Haxhiu: Gagica ishte zë i rëndësishëm i mërgatës shqiptare kur Kosova kishte nevojë të dëgjohej jashtë vendit

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka përkujtuar 7 shtatorin, datën kur më 1990 delegatët e Kuvendit të Kosovës miratuan Kushtetutën e Kaçanikut.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka thënë se miratimi i kësaj kushtetute ndodhi në rrethana të rënda represioni dhe përndjekjeje politike.

“Më 7 shtator 1990, në rrethana të rënda represioni dhe përndjekjeje politike, delegatët e Kuvendit të Kosovës u mblodhën në Kaçanik dhe miratuan Kushtetutën e Kaçanikut, duke i dhënë bazë kushtetuese vullnetit të shprehur më 2 korrik për Kosovën Republikë”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo ka vlerësuar se Kushtetuta e Kaçanikut ishte përgjigje ndaj përpjekjeve të Serbisë për të rrënuar autonominë e Kosovës dhe për të nënshtruar vullnetin politik të qytetarëve.

“Teksa Serbia po rrënonte autonominë e Kosovës, po shuante institucionet e saj dhe po përpiqej ta nënshtronte me dhunë vullnetin politik të qytetarëve, Kushtetuta e Kaçanikut ishte përgjigjja e një populli që nuk pranonte të hiqte dorë nga e drejta për të vendosur vetë për fatin e tij”, ka shtuar ajo.

Sipas saj, rëndësia e këtij akti shkon përtej tekstit juridik të miratuar atë ditë, pasi dëshmonte se Kosova, edhe nën represion, kishte vullnetin dhe kapacitetin për t’i dhënë formë juridike përcaktimit të saj politik.

Haxhiu ka përmendur edhe kontributin e juristëve dhe delegatëve në hartimin dhe miratimin e Kushtetutës, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm në rrugën drejt Republikës.

Ajo ka thënë se rruga e nisur me Deklaratën e 2 Korrikut dhe e konkretizuar me Kushtetutën e Kaçanikut vazhdoi përmes rezistencës, luftës çlirimtare dhe sakrificës së shumë brezave, deri te çlirimi i Kosovës dhe shpallja e pavarësisë më 17 shkurt 2008.

“Në hartimin e saj qëndron puna e juristëve që, në kushte të jashtëzakonshme, ndërtuan një rend kushtetues mbi vullnetin e qytetarëve të Kosovës, ndërsa në votën e delegatëve qëndron guximi i një brezi që mori mbi vete përgjegjësinë për t’i dhënë kërkesës për Republikë formën e një akti kushtetues. Rruga që nisi me Deklaratën e 2 korrikut dhe mori trajtë kushtetuese më 7 shtator vazhdoi përmes rezistencës së qytetarëve të Kosovës, luftës çlirimtare dhe sakrificës së shumë brezave, deri te çlirimi i vendit dhe shpallja e pavarësisë më 17 shkurt 2008”, ka theksuar ajo.

Në fund, në përvjetorin e Kushtetutës së Kaçanikut, Haxhiu ka nderuar hartuesit dhe delegatët që e miratuan atë, si dhe të gjithë ata që, sipas saj, e mbajtën të gjallë kërkesën për Republikë gjatë viteve më të vështira.

“Sot, në përvjetorin e Kushtetutës së Kaçanikut, nderojmë hartuesit e saj, delegatët që e miratuan dhe të gjithë ata që në vitet më të vështira e mbajtën të gjallë kërkesën për Republikë. Ajo që më 7 shtator 1990 mori formë kushtetuese ishte një përcaktim politik që historia e Kosovës do ta çonte përpara deri në pavarësi dhe shtetësi”, ka përfunduar Haxhiu./teve1.info/

Tags: Albulena HaxhiuKushtetuta e Kaçanikut
ShareTweet

Postime të ngjashme

​“Nëse nuk vini në Beograd, do të keni pasoja”, Rashiq hedh poshtë akuzat e Arben Gashit

​“Nëse nuk vini në Beograd, do të keni pasoja”, Rashiq hedh poshtë akuzat e Arben Gashit

Rama: Në vitin 1990 u rrezikua gjithçka për Kushtetutën, sot pushteti i Kurtit po e shkel atë

Rama: Në vitin 1990 u rrezikua gjithçka për Kushtetutën, sot pushteti i Kurtit po e shkel atë

Aleanca me aksion simbolik për deputetët e LVV, thotë që ata nuk kanë liri të shprehjes dhe të veprimit

Aleanca me aksion simbolik për deputetët e LVV, thotë që ata nuk kanë liri të shprehjes dhe të veprimit

Dyshohet se kaloi ilegalisht kufirin me veturë, ndalohet shtetasi i Serbisë në Kamenicë

Tentim vrasje në Klinë, dy gra përfundojnë në spital – i dyshuari dërgohet në Psikiatri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën