TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Haxhiu: KQZ-ja dhe institucionet e sigurisë të vlerësojnë situatën për zgjedhjet në veri

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
Haxhiu: Balaj e Xheladini emra që përherë do të jenë të gdhendur në pllakën e Kosovës së pavarur

Komisioni Qendror Zgjedhor dhe institucionet e sigurisë në Kosovë duhet të vlerësojnë situatën për mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat veriore me 23 prill. Kështu deklaroi sot ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në konferencën për medie, pas mbledhjes së qeverisë.

“Ne si qeveri i bindemi kërkesave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në këtë drejtim, çfarëdo kërkese që ka për qeverinë KQZ-ja, ne obligohemi t’ia mundësojmë atë. Është përgjegjësi e KQZ-së në bashkëpunim me institucionet e sigurisë që të vlerësojnë situatën dhe të vendosin…29:52 Në momentin kur do të kemi informacione të tilla ta zëmë sikur zgjedhjet nuk do të duheshin të mbaheshin, atëherë sigurisht që do të japim qëndrimin tonë, përndryshe ne i bindemi kërkesave të KQZ-së”, u shpreh ajo.

E pyetur për incidentin e fundit në veri, ku u plagos një qytetar serb, ajo tha se është bërë punë e jashtëzakonshme për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e këtij incidenti.

“Është bërë një punë e jashtëzakonshme për të zbuluar shkaqet apo të gjitha rrethanat me plagosjen e qytetarit serb. Sic jeni në dijeni Policia e Kosovës është më kredibilija në rajon dhe gjatë kësaj kohe ka pasur një përpjekje maksimale për të luftuar kriminalitetin në atë pjesë të vendit tonë dhe sigurisht për të ofruar mbrojtje dhe siguri për qytetarët tanë, pavarësisht etnisë apo nacionalitetit”, tha Haxhiu.

Krahas kësaj, ministrja Haxhiu u pyet edhe për procesin gjyqësor në Hagë, ndaj ish krerëve të UÇK-së, ku tha se pret që ata të dalin fitimtar nga ky proces, por shtoi se bartësit e institucioneve duhet të jenë të kujdesshëm dhe vetëpërmbajtur në deklarimet publike, pasi nuk iu ndihmojnë të akuzuarve.

“Tani që gjykimi ka nisur, unë mendoj se të gjithë, por sidomos institucionet duhet të jemi të kujdesshëm, por edhe të vetëpërmbajtur në deklarimet tona publike, pasi nuk mendoj se i ndihmojmë atyre”, theksoi ajo.

Sa i përket lirimit të të akuzuarit për vrasjen e Donjeta Pajazitajt nga Gjykata Supreme ditë më herët, Haxhiu, e quajti si paradoksale atë që ka ndodhur, teksa kërkoi që ky rast të hetohet përmes mekanizmave të institucioneve të drejtësisë për të parë se kush ka dështuar, shkalla e parë që e ka dënuar me burgim të përjetshëm apo shkalla e tretë që e ka liruar.

“As Ministria, as ministrja, as askush tjetër, që është jashtë institucioneve të drejtësisë nuk mund të përcaktojë nëse dikush është vrasës apo jo. Institucionet e drejtësisë e përcaktojnë. Për mua është shumë paradoksale që dënohet me burgim të përjetshëm në shkallën e parë, pastaj në shkallën e dytë bie në 35 vjet dhe shkalla e tretë e liron. Është shqetësues. Ky rast duhet të hetohet përmes mekanizmave përkatës për të parë se kush ka dështuar, shkalla e parë apo shkalla e tretë? Prandaj, sipas komunikimeve me institucionet e drejtësisë, ata kanë thënë se do ta trajtojnë sapo ky aktgjykim do të bëhet publik”, shtoi ministrja Haxhiu.

Në konferencë për medie, ishte edhe ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, e cila tha se pret ulje të çmimeve të produkteve bazë, pas uljes së çmimit të naftës.
“Çmimet në treg janë breng për qytetarët tanë, pasi nganjëherë po lëvizin pa arsye. Çmimet e naftës janë në ulje e sipër dhe pres që edhe të tjera çmime, sidomos të lëndëve të para të ulen ashtu siç po ulen çmimet e produkteve të naftës”, theksoi ajo./KP/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nimani: Gjykata Kushtetuese është bërë si pazar, secili çka i teket shkon aty

Nimani: Gjykata Kushtetuese është bërë si pazar, secili çka i teket shkon aty

Nesër temperaturat deri në 25 gradë Celsius

Rrebeshe shiu e rrufe, moti për nesër

Kapen materiale medicinale dhe dentare pa dokumentacion në Kamenicë

Kapen materiale medicinale dhe dentare pa dokumentacion në Kamenicë

Mehmeti: Ato “shqipo” që i përmendi Edi Rama e mbajnë turizmin shqiptar

Mehmeti: Ato “shqipo” që i përmendi Edi Rama e mbajnë turizmin shqiptar

Të paktën 3 të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një shkollë në SHBA

Të paktën 3 të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një shkollë në SHBA

Nimani: Gjykata Kushtetuese është bërë si pazar, secili çka i teket shkon aty

Nimani: Gjykata Kushtetuese është bërë si pazar, secili çka i teket shkon aty

Vdes aleati i Trump, Charlie Kirk pasi u qëllua me plumb në qafë gjatë një aktiviteti në SHBA

Vdes aleati i Trump, Charlie Kirk pasi u qëllua me plumb në qafë gjatë një aktiviteti në SHBA

Nesër temperaturat deri në 25 gradë Celsius

Rrebeshe shiu e rrufe, moti për nesër

“Info Nata”-10.09.2025

Kryeministri i Katarit: Po përgatitet përgjigje rajonale ndaj sulmit izraelit

Kryeministri i Katarit: Po përgatitet përgjigje rajonale ndaj sulmit izraelit

Kapen materiale medicinale dhe dentare pa dokumentacion në Kamenicë

Kapen materiale medicinale dhe dentare pa dokumentacion në Kamenicë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X