TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Haxhiu: Kosova nuk dorëzohet, 67 aktakuza ndaj 174 personave për krime lufte

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Haxhiu: Kosova nuk dorëzohet, 67 aktakuza ndaj 174 personave për krime lufte

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se aktualisht në bazë të të dhënave janë 67 aktakuza për krime lufte të ngritura në 62 raste ndaj 174 personave nga të cilat tha se 10 raste janë duke u gjykuar në mungesë dhe pritet që ky numër të rritet në vazhdimësi.

Kjo sipas saj, pas ndryshimeve të rëndësishme që ndërlidhen me gjykimin në mungesë të kriminelëve serb e duke parë që Serbia nuk i dorëzon kriminelët e luftës e as terroristët e sulme terroriste në kohë të paqes.

“Tani mund të ndiqen penalisht ata që përpiqen të shmangin përgjegjësinë për krimet që kanë kryer. Në bazë të të dhënave siguruar nga sistemi i drejtësisë Departamenti për Krime Lufte, tashmë janë 67 aktakuza të ngritura në 62 raste ndaj 174 personave nga të cilat 10 raste janë duke u gjykuar në mungesë dhe pritet që ky numër pritet të rritet në vazhdimësi. Duke pasur parasysh që Serbia nuk i dorëzon kriminelët e luftës e as terroristët që kryejnë sulme terroriste në kohë të paqes ka qenë e rëndësishme të adresohet gjykimi në mungesë për krime lufte”, tha Haxhiu.

Në një konferencë për media, Haxhiu ka përmendur arritjet që janë bërë sa i përket drejtësisë tranzicionale dhe adresimit të krimeve të kryera në Kosovë.

“Gjatë kësaj periudhe qeverisëse kemi ndërmarr veprime të shumta dhe janë bërë hapa të rëndësishëm për të ndërtuar themelet e një procesi të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës që synon të zbardhë të vërtetën e krimeve të luftës të kryera nga Serbia në Kosovë si dhe të ofrojë drejtësi për viktimat. Në këtë drejtim për katër vite me radhe kemi punuar me përkushtim të plotë për të institucionalizuar kujtesën kolektive dhe për të siguruar që dëshmitë e krimeve të luftës të ruhen e të iu transmetohen brezave të ardhshëm”, tha ajo.

Tutje Haxhiu shtoi se janë shënuar rezultate të rëndësishme e të prekshme, siç është themelimi i  Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë.

“Fillimisht kemi themeluar e funksionalizuar Institutin për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë. Konsiderojë që është një arritje për të cilën jemi krenar e kemi punuar shumë. Instituti i funksionalizuar tashmë ka për qëllim dokumentimin e  krimeve të lufëts së fundit në Kosovë, krimeve kundër njerëzimit dhe veprimeve gjenocidale nga Serbia. Themelimi i institutit tregon vendosmërinë tonë për të mos e lejuar harresën e për të siguruar që e vërteta të dalë në dritë”, shtoi tutje ajo.

Tags: AkuzaAlbulena HaxhiuKrime lufte
ShareTweet

Postime të ngjashme

Shpati Zekaj fiton medaljen e bronztë në Taranto 2026, e gjashta për Kosovën

Shpati Zekaj fiton medaljen e bronztë në Taranto 2026, e gjashta për Kosovën

Koçeka: Krimi në Ballkan nuk mund të relativizohet në emër të diplomacisë apo politikës

Koçeka: Krimi në Ballkan nuk mund të relativizohet në emër të diplomacisë apo politikës

Kurti: Gjaku i dëshmorëve është në themelet e Republikës

Kurti: Gjaku i dëshmorëve është në themelet e Republikës

18 nxënës përjashtohet nga Provimi i Maturës, shkak posedimi i telefonit

Fazilu fiton medaljen e argjendtë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026

OVL-UÇK përkujton dëshmorët e rënë nga 1 deri më 15 janar

OVL-UÇK dënon ashpër Serbinë për nderimin e Ratko Mlladiqit: Kjo sjellje kërcënon paqen rajonale

Rama: Nuk e kemi nënshkruar kontratën e NPB-së, do ta mbrojmë pronën publike

Rama: Nuk e kemi nënshkruar kontratën e NPB-së, do ta mbrojmë pronën publike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën