TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Haxhiu: Gjykata Specialja ta korrigjojë kërkesën e padrejtë të ZPS-së

by Tëvë1
3 muaj ago
2
A A
Zgjedhja e presidentit, Haxhiu: Nevojiten diskutime serioze mes partive

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka folur për vendimin e 11 vjetëve më parë të Kuvendit të Kosovës, ku u votua pro themelimit të Gjykatës Speciale.

Haxhiu për KosovaPress, tha se këtë vendim të kuvendit e patën konsideruar si një nga gabimet historike që do të mbahen mend përherë si vendim i dëmshëm.

“Së pari e kemi konsideruar që një nga gabimet historike që do të mbahen mend përherë si vendim i dëmshëm i Kuvendit të Republikës së Kosovës është pikërisht formimi i Gjykatës Speciale. Askush nuk ka qenë kundër drejtësisë, por edhe në atë kohë qysh e them edhe sot, është dashur që të punohet në fuqizimin e institucioneve të drejtësisë që çfarëdo pretendimi në të ardhmen për këdo, le të merren institucionet tona të drejtësisë me atë çështje dhe jo të krijojmë gjykata etnike, sepse me aq sa ne dimë dhe përkundër kërkesave të mëdha që ka pasur, nuk ka pasur asnjë rast që Gjykata Speciale është marrë me krimet që Serbia i ka bërë në Kosovë, përfshirë këtu edhe masakrën e Dubravës, edhe që për vjetorin e kemi pasur tash së fundi”, tha Haxhiu.

Ajo uron që Gjykata Speciale ta korrigjojë kërkesën e padrejtë të Prokurorisë së Specializuar në rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, vendimi ndaj të cilëve do të merret më 16 shtator.

“Prandaj edhe duke qenë në thelb e padrejtë, natyrisht që sa herë kalojnë vitet, ne na kujtohet sa vendim i dëmshëm ka qenë vendimi për ta formuar Gjykatën Speciale. Ne urojmë, unë uroj që Gjykata apo vendimi i gjykatës do ta korrigjojë kërkesën e padrejtë të Prokurorisë së Specializuar. Faleminderit shumë”, tha Haxhiu.

Në fjalën përfundimtare, Prokurorja e Specializuar, Kimberly West pati kërkuar 45 vite burgim për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Gjykata Speciale do ta marrë vendimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më 16 shtator të këtij viti, pak muaj para se të bëhen 6 vjet prej se mbahen në paraburgim Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi.

Tags: albulen haxhiuGjykata SpecialeTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Nga sot nis linja e re Prishtinë- Medine, realizohet udhëtimi i parë

Nga sot nis linja e re Prishtinë- Medine, realizohet udhëtimi i parë

Abdixhiku: LDK është gati të marr timonin

Vrasja e një gruaje në Pejë, Abdixhiku: LDK kërkon hetim të plotë dhe të pavarur

Kryesia e Kuvendit diskuton për ekspozitën të cilës ia miratoi financimin

Kryesia e Kuvendit mban mbledhje

Mashtroi qytetarët duke u paraqitur si përfaqësuese e një OJQ-je, i ngritët aktakuzë

Vrasja e gruas në Pejë, Prokuroria kërkon masa urgjente ndaj zyrtarëve të dyshuar për mospërmbushje të detyrave zyrtare

Nga sot nis linja e re Prishtinë- Medine, realizohet udhëtimi i parë

Nga sot nis linja e re Prishtinë- Medine, realizohet udhëtimi i parë

Abdixhiku: LDK është gati të marr timonin

Vrasja e një gruaje në Pejë, Abdixhiku: LDK kërkon hetim të plotë dhe të pavarur

Kryesia e Kuvendit diskuton për ekspozitën të cilës ia miratoi financimin

Kryesia e Kuvendit mban mbledhje

Mashtroi qytetarët duke u paraqitur si përfaqësuese e një OJQ-je, i ngritët aktakuzë

Vrasja e gruas në Pejë, Prokuroria kërkon masa urgjente ndaj zyrtarëve të dyshuar për mospërmbushje të detyrave zyrtare

Mot i vranët dhe me riga shiu

Mot i vranët, në disa zona reshje shiu

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Vritet një grua në Pejë, i dyshuari kunati i saj

Dy mandate për shqiptarë në Parlamentin e  Serbisë, Kurti: Arritje e jashtëzakonshme

Dy mandate për shqiptarë në Parlamentin e  Serbisë, Kurti: Arritje e jashtëzakonshme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën