Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka ftuar në takim familjarët e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët ditë më parë u dënuan nga Gjykata Speciale në Hagë me gjithsej 81 vjet burgim.
Ftesën e Haxhiut e ka pranuar familja e ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi. Djali i tij, Altin Krasniqi, ka konfirmuar për Tëvë1 se ftesa ka arritur tek familja, por ende nuk është vendosur nëse do të marrin pjesë në takim.
“Po, e kemi një ftesë, por ende nuk e kemi konfirmuar pjesëmarrjen”, deklaroi Krasniqi për Tëvë1.
Takimi pritet të jetë i fokusuar në situatën e familjarëve pas aktgjykimit të fundit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.







