TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Haxhiu: EULEX e UNMIK-u nuk kanë adresuar si duhet krimet e luftës

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
​Haxhiu: EULEX e UNMIK-u nuk kanë adresuar si duhet krimet e luftës

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka kritikuar UNMIK-u dhe EULEX-in se nuk i kanë adresuar siç duhet krimet e luftës, duke thënë se një gjë e tillë e paraqet tendencë për balancimin e krimeve nga Serbia në Kosovë.

Në konferencën ndërkombëtare të organizuar nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), ministrja Haxhiu ka thënë se atë që nuk e kanë bërë institucionet shtetërore e kanë bërë organizatat e shoqërisë civile.

“Atë që institucionet nuk e kanë bërë me kohë, e kanë bërë organizatat e shoqërisë civile në Republikën e Kosovës… Mendoj që as UNMIK as ELUEX nuk i kanë adresuar si duhet krimet e luftës dhe atyre u ka munguar vullneti, madje e konsideroj që ka qenë edhe politike, një tendencë për të bërë balancë ndërmjet krimeve që ka kryer Serbia në Kosovë. Kam përshtypjen që qëllimshëm nuk janë trajtuar, siç duhet dosjet e shumta të krimeve të luftës… Ne nuk kemi parë drejtësi nga këto misione”, ka thënë Haxhiu.

Prokurori special Ilir Morina theksoi se Prokuroria Speciale ka hasur në disa sfida gjatë trajtimit të krimeve të luftës, duke përfshirë kornizën ligjore dhe mungesën e bashkëpunimit ndërkombëtar. Ai tha se deri në vitin 2023, janë regjistruar rreth 80 raste të dhunës seksuale si krime lufte.

“Qe nga koha e UNMIK-ut, EULEX-it dhe deri në vitin 2023, Prokuroria Speciale ka të regjistruar mbi 77 raste të dhunës seksuale si krim i luftës, prej tyre ka 6 aktakuza të ngritura, kurse rastet tjera janë në trajtim. Në trajtimin e këtyre rasteve, Prokuroria Speciale ka hasur në shumë sfida, përfshirë këtu edhe sfidat lidhur me kornizën ligjore. Tjetër sfidë që ende vazhdon të na përcjellë është mungesa e bashkëpunimit ndërkombëtar, veçanërisht me Serbinë”, ka thënë Morina.

Ish-prokurorja speciale e Kosovës që ngriti për herë të para aktakuzë për dhunë seksuale Drita Hajdari ka kujtuar viktimën e parë të dhunës seksuale, që trokiti në dyert e saj për të kërkuar ndihmë e drejtësi, shkruan KP.

“Me pranimin e të gjitha rasteve në fund të 2018 ku ishin mbi 900 raste për krime lufte dhe 2 mijë persona të zhdukur, nuk ishte asnjë rast i vetëm për dhunë seksuale gjatë luftës. Unë si prokurore për krime lufte, nuk trashëgova asnjë model. Rasti i parë në të cilin është ngritur aktakuza, filloi ashtu që viktima erdhi tek unë në zyrë. Ajo kishte dhënë dëshmi në UNMIK dhe EULEX dhe asgjë nuk kishte ndodhur. Viktimën, e mora në pyetje në lokalet e KRCT-së, erdha në ide që në këtë mënyrë të shmang ardhjen e viktimës në prokurori. Ky model i krijuar ne rastin konkret është aplikuar edhe në raste të tjera”, është shprehur ajo.

Gjithashtu, themeluesja dhe drejtoresha ekzekutive e QKRMT-së Feride Rushiti ka theksuar se në periudhën e pasluftës ka munguar aspekti psiko-social i trajtimit, periudhë në të cilën UNMIK dhe EULEX edhe pse kanë pasur me dhjetëra dëshmi të dëshmuara kanë përfunduar pa asnjë rezultat.

Tags: Albulena HaxhiuEULEXUNMIK
ShareTweet

Postime të ngjashme

Muja thotë se qumështorja “Vita” furnizohet me ujë për ujitje, akuzon edhe kompaninë “Drini i Bardhë”

Muja thotë se qumështorja “Vita” furnizohet me ujë për ujitje, akuzon edhe kompaninë “Drini i Bardhë”

A u gjet vaj palme në qumështin Vita? – flet ministri Muja

A u gjet vaj palme në qumështin Vita? – flet ministri Muja

Dy policë lëndohen pasi sulmohen gjatë kryerjes së detyrës në Prizren

Dy policë lëndohen pasi sulmohen gjatë kryerjes së detyrës në Prizren

Arrestohet i kërkuari për disa vepra penale, tentoi të ikte nga policia në drejtim të Serbisë

Trajneri Tekke kërkon blerjen e Muçit

Trabzonspori kërkon 20 milionë euro për Muçin

Kosova me 163 sportistë në Lojërat Mesdhetare

Kosova me 163 sportistë në Lojërat Mesdhetare

SHBA miraton marrëveshjen e huasë prej 302 milionë dollarësh për ushtrinë e Shqipërisë

SHBA miraton marrëveshjen e huasë prej 302 milionë dollarësh për ushtrinë e Shqipërisë

A u gjet vaj palme në qumështin Vita? – flet ministri Muja

A u gjet vaj palme në qumështin Vita? – flet ministri Muja

Dy policë lëndohen pasi sulmohen gjatë kryerjes së detyrës në Prizren

Dy policë lëndohen pasi sulmohen gjatë kryerjes së detyrës në Prizren

Arrestohet i kërkuari për disa vepra penale, tentoi të ikte nga policia në drejtim të Serbisë

Arrestohet i kërkuari për disa vepra penale, tentoi të ikte nga policia në drejtim të Serbisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën