TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Haxhiu dhe Kryeziu nga PDK dorëzojnë ankesë në PZAP, kërkojnë rinumërim të votave

by tëvë1
1 orë ago
0
A A
​Haxhiu dhe Kryeziu nga PDK dorëzojnë ankesë në PZAP, kërkojnë rinumërim të votave

Kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu dhe Qëndrim Kryeziu kanë dorëzuar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa PZAP sepse sipas tyre, rezultatet e KQZ-së nga zgjedhjet e fundit janë të pasakta, raporton KosovaPress.

“Sot bashkë me kandidatin për deputet Qëndrim Kryeziu kemi dorëzuar ankesë në PZAP për rezultatin përfundimtar të publikuar nga KQZ-ja sepse rezultati i publikuar dhe përfundimtar është i pasaktë, i paverifikuar, tani më i pranuar dhe i evidentuar me dy fakte esenciale të konfirmuara nga rinumërimi 521 votave të PDK-së. Ku janë evidentuar 221 vota të regjistruara në regjistrimin fillestar gabimisht, mua si kandidat në këtë rinumërim më janë shtuar gjashtë vota dhe ankesa është  e bazuar dhe rezultati nuk mund të certifikohet si i pasaktë. Ai duhet të jetë i saktë, ligji e garanton që rezultati përfundimtar dhe i certifikuar duhet të jetë i saktë”, tha Haxhiu.

Haxhiu tha se nuk kanë qenë “të barabartë” si palë kur raporti i sekretariatit për rinumërimin e kryer në QNR nuk ka qenë publik.

“Kryesuesi Radoniqi bëri edhe një fakt të njohur që nuk ka qenë për neve, raportin e sekretariatit për rinumërimin e kryer në QNR nuk e ka bërë publik dhe si i tillë ka qenë e vështirë për neve në procedura paraprake që të jemi palë e barabartë në procesin paraprak të zhvilluar në PZAP dhe Gjykatë Supreme. Edhe neni 31 i Kushtetutës së Kosovës edhe Ligji për Zgjedhje e garanton të drejtën për të qenë palë e barbartë në procedura paraprake duke mos bërë publik nga rinumërimi në KQZ. Ne si palë me procedura paraprake nuk kemi qenë të barabartë në raport me KQZ-në. KQZ-ja është organ që administron zgjedhjet dhe duhet të mbrojë të drejtën e çdo kandidati dhe të çdo votuesi. Vota e çdo votuesi duhet të regjistrohet me saktësi ashtu siç e ka hedhur”, tha Haxhiu.

Edhe bashkëpartiaku i Haxhiut, Qëndrim Kryeziu ka kërkuar të numërohet çdo votë dhe sipas tij, në procesin e rinumërimit ka më shumë gabime se sa që thonë zyrtarët e KQZ-së.

“Atë që ma kanë thënë privatisht e thanë edhe publikisht, që ka gabime teknike, ka gabime të vogla dhe ato gabime duhet t’i falim. Mirëpo, ligji nuk thotë që duhet t’i falim, ligji thotë se duhet të zbatohet për të gjithë njëjtë , të numërohet cdo votë. Kështu që ne nuk po këkrojmë diqka të pazakonshme, po kërkojmë që vetëm ata që na kanë votuar t’i falënderojmë dhe të kemi numrin e saktë të votave. Aty dihet që aty ka më shumë gabime se sa që thonë ata, kështu që ne kërkojmë të numërohet cdo votë dhe asgjë më shumë”, tha Kryeziu.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit më 27 qershor.

Nga këto zgjedhje partia e parë ka dal Lëvizja Vetëvendosje në koalicion parazgjedhor me Guxo dhe Alterntaiva, me 47.13% që ka fituar 53 ulëse, Partia Demokratike e Kosovës me 19.44%, ka fituar 22 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës me 16.69% ka fituar 18 ulëse dhe Aleanca më 6.74% ka fituar shtatë ulëse.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Lagjja “Dardania” pa ujë sonte

Një pjesë e Arbërisë dhe Ambasada e Amerikës mbesin pa ujë, shkak një defekt në gyp

Nga e hëna ndërpritet transporti publik, Rama e Murati me akuza të ndërsjella

Nga 1 korriku ndryshon itinerari i linjës 7C, Trafiku Urban jep detaje

24-vjeçarja dyshohet se kreu vrasjen mbrëmë në Ferizaj, ndalohet edhe babai i saj

24-vjeçarja dyshohet se kreu vrasjen mbrëmë në Ferizaj, ndalohet edhe babai i saj

Polici që u godit për vdekje nga vetura në Vërmicë ishte duke patrulluar në këmbë, Policia jep detaje për rastin

Polici që u godit për vdekje nga vetura në Vërmicë ishte duke patrulluar në këmbë, Policia jep detaje për rastin

Ballkani në alarm ndërsa Evropa përfshihet nga nxehtësia rekord

Ballkani në alarm ndërsa Evropa përfshihet nga nxehtësia rekord

Ronaldo me shifër prej 975 golave në karrierë

Martinez ka besim në Cristiano Ronaldon

Holanda nuk e sheh veten favorite ndaj Marokut

Koeman flet për ndeshjen me Marokun

Irani thotë se 6 miliardë dollarë asete të ngrira në Katar do të lirohen sipas marrëveshjes me SHBA-në

Irani thotë se 6 miliardë dollarë asete të ngrira në Katar do të lirohen sipas marrëveshjes me SHBA-në

​Haxhiu dhe Kryeziu nga PDK dorëzojnë ankesë në PZAP, kërkojnë rinumërim të votave

​Haxhiu dhe Kryeziu nga PDK dorëzojnë ankesë në PZAP, kërkojnë rinumërim të votave

Lagjja “Dardania” pa ujë sonte

Një pjesë e Arbërisë dhe Ambasada e Amerikës mbesin pa ujë, shkak një defekt në gyp

Tre të vrarë në Gaza, Izraeli zgjeron praninë ushtarake në territor

Tre të vrarë në Gaza, Izraeli zgjeron praninë ushtarake në territor

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën