TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin si kryeprokuror të ri të Shtetit

by Tëvë1
1 muaj ago
1
A A
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin si kryeprokuror të ri të Shtetit

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dekretuar Zejnullah Gashin në pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Dekretimi vjen vetëm një ditë pasi Këshilli Prokurorial i Kosovës, në mbledhjen e tij të 298-të, e nominoi Gashin për këtë post dhe ia përcolli emrin ushtrueses së detyrës së Presidentes për dekretim.

Në garë për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit ishin pesë kandidatë: Atdhe Dema, Naim Abazi, Rafet Halimi, Shqipdon Fazliu dhe Zejnullah Gashi.

Lajmin për dekretimin e bëri të ditur vetë Haxhiu përmes një postimi në Facebook.

“Sot prita në takim z. Zejnulla Gashi, të cilit i dorëzova dekretin për emërimin në detyrën e Kryeprokurorit të Shtetit,” ka shkruar Haxhiu.

Ajo bëri të ditur se, para marrjes së vendimit, është zhvilluar një shqyrtim i plotë i dokumentacionit të dërguar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.

“Pas pranimit të propozimit dhe dokumentacionit nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, është bërë një shqyrtim i kujdesshëm dhe gjithëpërfshirës i materialeve të dorëzuara, duke përfshirë po ashtu informacionet relevante të siguruara nga institucionet kompetente të sigurisë dhe raportet e organizatave që kanë monitoruar procesin e përzgjedhjes. Marrë parasysh rëndësinë e këtij funksioni dhe nevojën për funksionalizimin e plotë të institucioneve të drejtësisë, kam vepruar në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore,” është shprehur ajo.

Haxhiu theksoi rëndësinë e funksionit të Kryeprokurorit të Shtetit, duke e cilësuar atë si një nga shtyllat kryesore të sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së rendit kushtetues.

“I urova z. Gashi suksese në ushtrimin e kësaj përgjegjësie të lartë shtetërore. Funksioni i Kryeprokurorit të Shtetit është një nga shtyllat kryesore të sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së rendit kushtetues.”

Sipas saj, lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe veprave të tjera penale kërkon angazhim të vendosur nga organi i akuzës.

“Beteja kundër krimit të organizuar, korrupsionit, ndjekja e kriminelëve të luftës, dhunuesve dhe krimit të çfarëdo forme duhet të marrin përgjigje të prerë nga organi i akuzës.”

Në fund, ushtruesja e detyrës së Presidentes shprehu pritjet e saj që Gashi ta ushtrojë detyrën me profesionalizëm, integritet dhe paanshmëri.

“Pres që Kryeprokurori Gashi këtë detyrë ta ushtrojë me integritet të lartë profesional e moral, paanshmëri e guxim, gjithnjë me përkushtim të lartë ndaj shtetit dhe qytetarëve, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës sonë,” ka përfunduar Haxhiu.

Tags: Albulena HaxhiuKPKTeve1Zejnullah Gashi
ShareTweet

Postime të ngjashme

Polici i Njësisë së Inteligjencës kërcënohet nga BIA serbe

PK: Spekulime se “topi i zjarrit” që shkaktoi zjarrin në Serbi erdhi nga territori i Kosovës

Hetimi i rasteve të spiunazhit – të gjitha të ndërlidhura me BIA-n serbe

Hetimi i rasteve të spiunazhit – të gjitha të ndërlidhura me BIA-n serbe

Aleanca të dielën mbajti aksion para Qeverisë

Aleanca të dielën mbajti aksion para Qeverisë

Mesazhi i dyshimtë që erdhi në “Viber”– çka synohej përmes tij?

Mbeturinat vëllimore në Prishtinë – mbi 50 persona të gjobitur për hedhje të paligjshme

Mbeturinat vëllimore në Prishtinë – mbi 50 persona të gjobitur për hedhje të paligjshme

Banorët e Kollës prej katër ditësh përballen me zjarret

Banorët e Kollës prej katër ditësh përballen me zjarret

PDK kërkon që vazhdimi i seancës konstituive të mbahet të hënën

PDK kërkon që vazhdimi i seancës konstituive të mbahet të hënën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën