TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Haxhiu: Deklaratat se Zejnullah Gashi është pjesë e LVV-së janë qesharake dhe dashakeqe

by Tëvë1
3 javë ago
3
A A
​Haxhiu: Deklaratat se Zejnullah Gashi është pjesë e LVV-së janë qesharake dhe dashakeqe

Presidentja në detyrë, Albulena Haxhiu, ka mbrojtur vendimin për dekretimin e Zejnullah Gashit në postin e Kryeprokurorit të Shtetit, duke i cilësuar si “qesharake” dhe “përpjekje dashakeqe” pretendimet se ai është pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.

E pyetur nga KosovaPress lidhur me dekretimin e Gashit, Haxhiu tha se ai nuk është emëruar pa përvojë, por ka ushtruar më parë detyrën e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore.

“Gashi nuk ka ardhur nga rruga që bëhet kryeprokuror. Ai ka qenë Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore, prandaj këto deklarata se është pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje janë qesharake. Nuk e di se nga kush kanë ardhur, por janë përpjekje dashakeqe për të dëmtuar një proces që ju të gjithë e keni parë se është mbikëqyrur edhe nga organizatat kredibile të shoqërisë civile, si dhe nga partnerët ndërkombëtarë”, deklaroi Haxhiu.

Ajo theksoi se partnerët ndërkombëtarë e kanë përshëndetur emërimin e Gashit, ndërsa organizatat e shoqërisë civile kanë kërkuar që sa më shpejt të emërohet Kryeprokurori i Shtetit, duke kujtuar se Kosova ka qenë për më shumë se katër vjet me ushtrues detyre në këtë pozitë.

Haxhiu i uroi suksese Gashit në detyrën e re dhe tha se gjatë takimit me të i ka kërkuar që mandatin ta ushtrojë me përgjegjësi të lartë institucionale, integritet profesional dhe moral.

“Është shumë e rëndësishme që mandatin dhe përgjegjësinë e tij ta ushtrojë me përgjegjësinë më të lartë institucionale, me integritet të lartë profesional e moral dhe me përpjekje maksimale për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin, në mënyrë që në Republikën e Kosovës të mos ketë zyrtarë të korruptuar që ndihen të paprekshëm”, tha ajo.

Presidentja në detyrë shtoi se prokuroria duhet të jetë e vendosur edhe ndaj çdo përpjekjeje për destabilizimin e vendit, duke përmendur sulmin në Banjskë dhe rastin e Ibër-Lepencit.

“Nuk duhet të ketë përpjekje për të destabilizuar në çfarëdo forme ndonjë pjesë të territorit të Republikës së Kosovës, siç ka ndodhur me sulmin në Banjskë apo në Ibër-Lepenc. Është shumë e rëndësishme që detyrat të kryhen me profesionalizmin më të lartë. Ata që thonë se është në Vetëvendosje, le të vazhdojnë ta bëjnë”, përfundoi Haxhiu.

Tags: Albulena HaxhiuTeve1zejnullaj gashi
ShareTweet

Postime të ngjashme

Dyshohen për shkelje të rënda, Trepça suspendon dy punëtorë

Dyshohen për shkelje të rënda, Trepça suspendon dy punëtorë

Muja: Është konstatuar se qumështorja “Vita” ka importuar afërsisht 1 milion kg vaj të palmës

Muja: Është konstatuar se qumështorja “Vita” ka importuar afërsisht 1 milion kg vaj të palmës

Haliti: Vjosa Osmani ka qenë figurë që ka folur vet me veti dhe nuk ka bërë asgjë

Haliti: Vjosa Osmani ka qenë figurë që ka folur vet me veti dhe nuk ka bërë asgjë

Haliti: Nëse është shkelur Kushtetuta, atëherë deputetët e opozitës nuk e di pse po shkojnë në Kuvend

Bayerni stopon interesimin për Asllanin

Asllani kthehet në “radarin” e Barcelonës

Spalletti vendos për të ardhmen e Zhegrovës

Crystal Palace interesohet për Zhegrovën

Trump nënshkruan projektligjin që obligon publikimin e dokumenteve të Epsteinit

Trump thotë se do të përdorë presionin ekonomik në vend të sulmeve ushtarake ndaj Iranit

KB Peja këtë javë nis përgatitjet

KB Peja këtë javë nis përgatitjet

Haliti: Vjosa Osmani ka qenë figurë që ka folur vet me veti dhe nuk ka bërë asgjë

Haliti: Vjosa Osmani ka qenë figurë që ka folur vet me veti dhe nuk ka bërë asgjë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën