TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Haxhiu: Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut, gurthemel i shtetësisë së Kosovës

by Tëvë1
2 muaj ago
1
A A
Haxhiu: Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut, gurthemel i shtetësisë së Kosovës

Në 36-vjetorin e Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut, u.d. Presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim disa nga delegatët e asaj kohe, së bashku me Kryeministrin Albin Kurti dhe Zëvendëskryeministren Donika Gërvalla-Schwarz.

Ajo ka vlerësuar se Deklarata e 2 korrikut 1990 përbën një nga aktet më të rëndësishme në historinë shtetformuese të Kosovës.

“Sot, në 36-vjetorin e Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut, së bashku me Kryeministrin Albin Kurti dhe Zëvendëskryeministren Donika Gërvalla-Schwarz, mirëpritëm disa nga delegatët e asaj kohe në Kuvendin e Republikës së Kosovës, për t’i nderuar dhe për të kujtuar një nga aktet më të rëndësishme në historinë tonë shtetformuese”, ka shkruar Haxhiu.

Sipas saj, më 2 korrik 1990 delegatët e Kuvendit nuk heshtën përballë mbylljes së dhunshme të institucionit.

“Më 2 korrik 1990, kur dyert e Kuvendit u mbyllën me forcë, delegatët e Kosovës nuk heshtën. Ata folën në emër të popullit edhe jashtë sallës, duke dëshmuar se legjitimiteti buron nga vullneti i qytetarëve”, ka shtuar ajo.

Haxhiu theksoi se Deklarata Kushtetuese shënoi një kthesë historike në rrugën drejt pavarësisë së Kosovës, duke u pasuar nga ngjarje të tjera të rëndësishme si Kushtetuta e Kaçanikut, referendumi për pavarësi, organizimi institucional i viteve ’90, lufta e UÇK-së dhe shpallja e pavarësisë.

“Ky akt u bë gurthemel në rrugën drejt Republikës së Kosovës… Ishte një rrugë e gjatë, e ndërtuar me vizion, qëndresë dhe sakrificë”, ka shkruar ajo.

Në fund, ajo ka vlerësuar delegatët e 2 korrikut dhe të gjithë kontribuuesit në ndërtimin e shtetit të Kosovës, duke theksuar se liria dhe sovraniteti kërkojnë përkushtim të vazhdueshëm institucional.

Tags: Albulena HaxhiuTeve1u.d presidente
ShareTweet

Postime të ngjashme

Prishtina bëhet gati për Marshin “Kosova po Pret”

Prishtina bëhet gati për Marshin “Kosova po Pret”

Policia njofton për bllokimin e disa rrugëve gjatë “Marshit për Liri”

Policia njofton për bllokimin e disa rrugëve gjatë “Marshit për Liri”

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren

Gruaja gjendet pa shenja jete në Fushë Kosovë, trupi dërgohet në IML

Gjendet pa shenja jete një femër në Pejë

Një grua gjendet pa shenja jete në Novobërdë

Policia me plan operativ për zgjedhjet e 28 dhjetorit, paralajmëron angazhim të shtuar policor

E mitura deklaron se po shqetësohet nga një person që e kishte kontaktuar në rrjete sociale

Një truk i vogël gjatë larjes mund t’ju kursejë hekurosjen e perdeve

Një truk i vogël gjatë larjes mund t’ju kursejë hekurosjen e perdeve

Këto ushqime rekomandohet të konsumohen ditëve të vjeshtës

Këto ushqime rekomandohet të konsumohen ditëve të vjeshtës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën