TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Haxhiu: Balaj e Xheladini emra që përherë do të jenë të gdhendur në pllakën e Kosovës së pavarur

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Haxhiu: Balaj e Xheladini emra që përherë do të jenë të gdhendur në pllakën e Kosovës së pavarur

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka përkujtuar aktivistët Mon Balaj dhe Arben Xheladini në 16-vjetorin e vrasjes së tyre gjatë protestës së Lëvizjes Vetëvendosje në vitin 2007.

Haxhiu tha se Balaj e Xheladini u bënë sakrifikuesit e shtetësisë që nuk dukej në horizont pa këta protagonistë dhe qindra-mijëra qytetarë që mbushën rrugët atëkohë.

Ajo përmes llogarisë së saj në Facebook tha se e drejta për ushtrim paqësor të mendimit të lirë e qytetar u dhunua me shkopinj e plumba gome të UNMIK-ut, që për pasojë u dhanë fund tragjikisht jetëve të Monit dhe Arbenit.

“E drejta për ushtrim paqësor të mendimit të lirë e qytetar u dhunua me shkopinj e plumba gome të UNMIK-ut, që për pasojë u dhanë fund tragjikisht jetëve të Monit dhe Arbenit. Rënia e tyre e ngriti edhe më shumë alarmin për korrigjim të padrejtësisë që po na bëhej me pakon e Ahtisaarit, e cila vetëm pastaj rezultoi me përmendjen e togfjalëshit “pavarësi e mbikëqyrur”, ende pa u mbushur as 3 javë prej vrasjes së dy aktivistëve nga plumbat e policisë rumune”, tha ajo.

Ministrja theksoi se vitin e kaluar rastin e ka adresuar edhe te Sekretari i Kombeve të Bashkuara për të kërkuar informata lidhur me nivelin e zhvillimit të prcedurave dhe marrjen e  përgjegjësisë nga policia rumune.

“Në vitin 2009 ishte hapur rasti për hetimin e vrasjes së Monit dhe Arbenit. Para 3 vitesh zyrtarisht si Ministre, u jam drejtuar autoriteteve rumune me shkresë për informacione lidhur me detajet procedurale dhe veprimet e ndërmarra pë vrasjen e aktivistëve protestues. Vitin e kaluar rastin e kam adresuar edhe te Sekretari i Kombeve të Bashkuara për të kërkuar informata lidhur me nivelin e zhvillimit të prcedurave dhe marrjen e  përgjegjësisë nga policia rumune.Aktivistët po protestonin paqësisht atë ditë për ta mbrojtur vendin e tyre. Mbledhja e qytetarëve për protestë paqësore është e drejtë universale e garantuar edhe me konventa ndërkombetare. Prandaj, për vrasjen e Monit dhe Arbenit, nuk do te rreshtim së kërkuari përgjegjësi”, tha Haxhiu.

Teksa tha se emrat e Mon Balajt dhe Arben Xheladinit, do të jenë të gdhendur përherë në pllakën e Kosovës së pavarur.

“Lavdi jetës dhe veprës së Mon Balajt dhe Arben Xheladinit, emrave që përherë do të jenë të gdhendur në pllakën e Kosovës së pavarur! Ne po ecnim drejt atë ditë, ne do ecim drejt gjithmonë”, shtoi ajo.

Ndryshe dy aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Xheladini dhe Mon Balaj, derisa protestonin kundër negociatave të Kosovës me Serbinë dhe Pakos së Ahtisaarit, u vranë më 10 shkurt 2007 nga Policia rumune e UNMIK-ut, 16 vite më parë./teve1.info./

Tags: balaj xheladiniHaxhiuVV
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kreshnik Smajlaj zgjidhet kryetar i AAK-së në Prishtinë

Kreshnik Smajlaj zgjidhet kryetar i AAK-së në Prishtinë

Lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës bëhet “copa-copa”

Lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës bëhet “copa-copa”

Osmani përfshin psikologen Arjeta Musliu në listë

Osmani përfshin psikologen Arjeta Musliu në listë

Detaje përmbledhëse nga tragjedia në Ferizaj, ku 19-vjeçarja dyshohet se mbyti foshnjën pas lindjes në tualetin e spitalit në Ferizaj

Emisioni “Këndi i Debatit”

Argjendi shënon rritje të fortë në tregjet globale

28-vjet pa Bahriun, nipi: Edhe vdekjen do ta puth, nënë, kur lufta do ta kërkojë

28-vjet pa Bahriun, nipi: Edhe vdekjen do ta puth, nënë, kur lufta do ta kërkojë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën