TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Haskuka: LVV fiton sërish mbi 50% dhe nuk përjashtohet as arritja e 70 deputetëve

by teve1
1 orë ago
1
A A
Haskuka: LVV fiton sërish mbi 50% dhe nuk përjashtohet as arritja e 70 deputetëve

Mytaher Haskuka nga Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se subjekti i tij politik pret të fitojë mbi 50 për qind të votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që pritet të mbahen më 7 qershor.

Sipas Haskukës, ndryshime në përqindje mund të ndodhin te partitë opozitare, si Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës, por jo edhe te Vetëvendosje.

“Unë mendoj që mund të ketë ndryshime në përqindje, por Lëvizja Vetëvendosje prapë do të jetë mbi 50 për qind. Ndryshimet mund të ndodhin brenda partive opozitare. Nuk besoj që do të ndryshojë numri i deputetëve që LVV i ka pasur. Mendoj që pas 7 qershorit përqindja do të jetë përafërsisht e njëjtë ose edhe më e lartë”, ka deklaruar Haskuka në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Ai ka shtuar se, sipas tij, opsioni i vetëm për qytetarët është mbështetja e LVV-së për të siguruar një shumicë edhe më të madhe në Kuvend.

“Fatkeqësisht, për Kosovën momentalisht nuk ka një alternativë më të mirëfilltë dhe Vetëvendosje është i vetmi opsion për stabilitet. Me një opozitë që bllokon ligje dhe bojkoton seancat për zgjedhjen e presidentit, qytetarët mund t’i japin LVV-së mbi 70 deputetë në mënyrë që të zgjidhet edhe presidenti”, është shprehur ai.

I pyetur nëse është e arritshme kjo shifër, Haskuka nuk e ka përjashtuar një mundësi të tillë.

“Në Kosovë nuk mund të përjashtohet as kjo alternativë, duke parë veprimet e opozitës gjatë viteve 2025 dhe 2026, të cilat tregojnë mungesë pjekurie politike”, ka shtuar ai.

Ndërkohë, sa i përket ndikimit të mundshëm të Vjosa Osmanit në rezultatin zgjedhor apo në raportet mes LVV-së dhe LDK-së, Haskuka ka thënë se efekti i saj mund të reflektohet vetëm brenda partive opozitare.

“Ajo mund të ndikojë në shpërndarjen e votave brenda opozitës, por jo te LVV. Mund të ndryshojë renditja për vendin e dytë, por jo për vendin e parë”, ka thënë Haskuka.

Ndryshe, sipas rezultateve të certifikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit 2025 janë dominuar nga Lëvizja Vetëvendosje e cila fitoi 51.10 për qind të votave të vlefshme, duke siguruar gjithsej 57 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) u rendit e dyta me 20.19 për qind, duke përfituar 22 mandate deputetësh.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mori 13.24 për qind duke siguruar 15 ulëse në Kuvend./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Masakra e Dubravës dhe rrethimi i Sarajevës: Dy krime lufte, dy rrugë të ndryshme të drejtësisë

Masakra e Dubravës dhe rrethimi i Sarajevës: Dy krime lufte, dy rrugë të ndryshme të drejtësisë

Rexhaj: Brenda LDK-së s’ka pasur votë për Vjosa Osmanin

Rexhaj: Brenda LDK-së s’ka pasur votë për Vjosa Osmanin

Rezultatet përfundimtare: LVV 42.3%, PDK 20.95%, LDK 18.27% dhe AAK-Nisma 7.06%

KQZ: Partitë politike kanë afat deri më 7 maj për deklarim në zgjedhje dhe koalicione

Aktakuzë ndaj një personi për kontrabandim migrantësh drejt Malit të Zi

Aktakuzë ndaj një personi për kontrabandim migrantësh drejt Malit të Zi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën