TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Hashani: Një mjek trajton mbi 100 pacientë me grip sezonal brenda ditës

nga Tëvë1
9 Janar, 2024
0
A A
Hashani: Një mjek trajton mbi 100 pacientë me grip sezonal brenda ditës

Kryeshefi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prishtinë, Valdet Hashani, ka thënë se gjatë javëve të fundit është rritur deri në 20 për qind numri i pacienteve që janë duke kërkuar trajtim si shkak i gripit sezonal.

Sipas tij, ka raste ku brenda ditës një mjek ka kontrolluar mbi 100 pacientë, teksa si problem e thekson mungesën e stafit mjekësor dhe numrin e kufizuar të barnave.

Hashani ka thënë se pacientet që kanë shkuar për trajtim me simptomat që janë paraqitur dërgojnë në një grip sezonal, por që sipas tij, ka edhe raste që nga ata pacient ka të infektuar me Covid-19.

“Të gjitha simpomatologjit e pacienteve që vijnë në qendrat tona qojnë në një grip sezonal ose në një virus. Tani cilat tipe të viruseve nuk mund të ju themi, edhe pse kemi raste kur pacientet tan ose punëtoret tonë, punëtoret shëndetësor po flas për mjek dhe infermier, kanë konfirmuar se kanë pasur edhe Covid-19. Do të thotë se patjetër se duhet që të jetë në qarkullim edhe Covidi-19 si virus, tani me që është bërë sensibilizimi i mjaftueshëm i popullatës ky ka hyrë në grupin e gripave sezonale, kuptohet se për disa kategori të pacienteve mund të jetë edhe me i rënduar për shkak gjendjes së tyre shëndetësore, gjegjësisht sistemit imunitar të komprometuar”, tha ai, për Ekonomia Online.

Hashani ka theksuar se numri i pacientëve që janë duke kërkuar trajtim në 33 Qendrat e Mjekësisë Familjare në Kryeqytet është rritur dhe se këto janë duke u përballur me mungesë të stafit mjekësor.

“Në kuadër të qendrave të 33 njësive që i ka Prishtina si komunë, numri i pacientëve është rritur dukshëm, tani mund të themi mbi 20 për qind kohëve të fundit. Këtu paraqet një problem të jashtëzakonshëm edhe mungesa e stafit mjekësor dhe se Prishtina nuk i ka 180 mijë banorë siç i kemi në bazë të regjistrimit të fundit, ne ofrojmë shërbime shëndetësore sigurisht se për 500 deri 700 mijë banorë, e mund të keni parasysh kur një personel ose një numër i kufizuar i mjekeve dhe infermiereve detyrohet që të jep shërbime për një numër kaq të madh të pacienteve. Kohëve të fundit këto ditë të pushimeve që kanë qenë kemi detyruar personeli shëndetësor që të ndërprenë edhe pushimet vjetore dhe mjekësore me qëllim që të dalim ne ndihme mjekeve tanë edhe infermiereve”, tha ai.

Ai ka theksuar që numri i pacienteve që një mjek ka kontrolluar brenda ditës ka kaluar numri 100, e që sipas tij, në kushte normale një mjeke kontrollon 30 deri në 50 pacient.

“Ka pasur qendra ku numri i pacienteve ka tejkaluar 100 për një mjek, që mund të keni parasysh që kjo mund të jetë një ose dy ditë po gjatë tërë javës kjo është pothuajse e pa mundur. Realisht në kushte normale ne i kemi 30 deri 50 pacient, mirëpo është dyfishuar numrin. Të moshuarit ose personat që kanë ndonjë sëmundje kronike por edhe që janë të vjetër por gjithashtu edhe numri i fëmijëve ka qenë me i lartë me këto simptomatologji. Më tepër kanë ardhur për shkak të trupit dhimbjeve muskulore, teshtimë, shumicën e kohës kanë qenë me temperaturë, dhimbje koke, vjellje, kollitje që fillimisht ka ardhur ditëve të para”, tha ai.

Hashani tha se gjatë kësaj kohe janë përballur edhe me numër të kufizuar të barnave dhe se janë detyruar që vetë si Drejtori e Shëndetësisë që t’i kompensojnë këto mungesa që janë paraqitur.

“Fatkeqësisht edhe numri i barnave të cilat normalisht do të duhej të furnizoheshin nga lista esenciale prej Ministrisë së Shëndetësisë është i kufizuar, ne duhet si QKMF respektivisht si Drejtori e Shëndetësisë që ti plotësojmë, ti kompensojmë këto dhe keni parasysh se shpenzimet ne këtë drejtim e cungojnë një drejtim tjetër ose një problematik tjetër ku do të duhej të shpenzoheshin këto mjete. Është një barrë shtesë për Drejtorin e Shëndetësisë për tu pajisur ose për të blerë barna nga buxheti jonë edhe pse normalisht do të duhej që kjo të bëhej nga MSH-ja nëpërmjet listës esenciale të barnave”, tha ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Përleshje mes pesë personave e të shtëna me armë zjarri në Viti, lëndohet një person

2 vjet burgim për shoferin që i shkaktoi vdekjen një gruaje në komunikacion

Partia Socialiste e Edi Ramës kryeson në zgjedhje nga numërimi i 30% të votave

Prin bindshëm PS-ja, këto janë rezultatet aktuale të publikuara nga KQZ-ja

Isufaj i Prokurorisë Speciale takohet me ambasadorin Hargreaves, flasin për ngritjen e kapaciteteve të hetimeve

Isufaj i Prokurorisë Speciale takohet me ambasadorin Hargreaves, flasin për ngritjen e kapaciteteve të hetimeve

Memli Krasniqi e pranon ftesën e Osmanit, merr pjesë në takimin e 15 majit

Prishtina kërkon fitore në tavolinë ndaj Gjilanit

Prishtina kërkon fitore në tavolinë ndaj Gjilanit

Hansi Flick arrin marrëveshje të re me Barcelonën

Hansi Flick arrin marrëveshje të re me Barcelonën

Isufaj i Prokurorisë Speciale takohet me ambasadorin Hargreaves, flasin për ngritjen e kapaciteteve të hetimeve

Isufaj i Prokurorisë Speciale takohet me ambasadorin Hargreaves, flasin për ngritjen e kapaciteteve të hetimeve

Memli Krasniqi e pranon ftesën e Osmanit, merr pjesë në takimin e 15 majit

Memli Krasniqi e pranon ftesën e Osmanit, merr pjesë në takimin e 15 majit

Një emër befasues pritet ta zëvendësojë Fabregasin te Como

Një emër befasues pritet ta zëvendësojë Fabregasin te Como

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X