TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hasani thotë se Gjykata Speciale po e lufton UÇK-në

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Hasani thotë se Gjykata Speciale po e lufton UÇK-në

Ish-deputeti i Kuvendit nga Partia Demokratike e Kosovës, Nait Hasani, për procesin gjyqësor ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën Speciale ka thënë se është ngjarje historike për popullin e Kosovës.

Hasani në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, ka thënë se Gjykata Speciale vazhdon të merret me raste individuale dhe kolektive që ta luftojnë UÇK-në.

“Fillimi i procesit gjyqësor më 3 prill ka qenë një ngjarje mjaftë e rëndësishme dhe historike për popullin e Kosovës, për gjykatën, për neve dhe ushtrinë tonë, për shkak se për herë të parë ne dalim si Ushtri Çlirimtare e Kosovës para Gjykatës Speciale, e cila është themeluar më 2015 nga presionet politike të miqve tanë ndërkombëtarë atëherë që na detyruar ta votojmë. Dalja e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës para drejtësisë kinse e themeluar me një raport të Dick Marty-it i sponsorizuar po ashtu nga Serbia, me dosje të serbëve edhe të kaluar te Dick Marty me raportin të tij me thashetheme për shtëpinë e verdhë, e cila në aktakuzë nuk prezanton, ku edhe pas gjithë kësaj ajo gjykatë vazhdon dhe tani merret me raste individuale edhe kolektive që ta luftojë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë ish-ambasadori në Shqipëri.

Sipas Hasanit, parimi i Gjykatës Speciale në Hagë ka qenë etnik dhe hapi i parë i saj është bërë politik dhe diskriminues ndaj shqiptarëve.

“Parimi i saj i parë ka qenë etnik, që nuk kemi gjykata ndërkombëtare etnike, asnjë vend nuk ka gjykata etnike. Gjykatat etnike quhen racizëm, prandaj gjykatat kanë parimin e përgjithshëm mosdiskriminimin, jonacionalitetin dhe të gjithë janë të barabartë para drejtësisë, pavarësisht gjuhës, racës, kombit etj. Kështu që këtu kemi dallimin e kemi vetëm UÇK-në, nuk e kemi Serbinë, as nuk e kemi bashkësinë serbe, policinë, ushtrinë, qytetarët serbë që kanë marrë pjesë në krime, që kanë marrë pjesë në dhunime, masakrime dhe dëbime. Prandaj, kemi vetëm një pjesë dhe pjesën tonë e kemi shqiptarët dhe UÇK-në. Kjo do të thotë që hapi i parë është bërë politik, diskriminues dhe racistë ndaj shqiptarëve në përgjithësi dhe ndaj nesh”, ka thënë Hasani. /teve1.info/

Tags: Gjykata Specialenait hasaniUCK
ShareTweet

Postime të ngjashme

Rruga  Prekoc – Marec – Krilevë, inspektohet nga Basha e Pacolli

Rruga  Prekoc – Marec – Krilevë, inspektohet nga Basha e Pacolli

​USA Today: Kosova, një histori suksesi në Ballkan

​USA Today: Kosova, një histori suksesi në Ballkan

Rekord hyrje-daljesh në Morinë, mbi 2 milionë qytetarë kaluan kufirin në maj dhe qershor

Rekord hyrje-daljesh në Morinë, mbi 2 milionë qytetarë kaluan kufirin në maj dhe qershor

BSPK mblidhet për zgjedhjen e kryetarit të ri, Kurti premton më shumë inspektorë të punës

Të zgjohesh herët, a ju bën vërtetë më produktiv?

Liburn Jupolli prezanton veprën e re kushtuar viktimave të masakrave në Kosovë

Liburn Jupolli prezanton veprën e re kushtuar viktimave të masakrave në Kosovë

Hoxha nga Potoçari: Mohimi i gjenocidit në Srebrenicë është sulm ndaj së vërtetës dhe drejtësisë

Hoxha nga Potoçari: Mohimi i gjenocidit në Srebrenicë është sulm ndaj së vërtetës dhe drejtësisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën