TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hasani: Tërheqja djallëzore nga presidentja është shkelje e Kushtetutës

by teve1
1 vit ago
1
A A
Hasani: Tërheqja djallëzore nga presidentja është shkelje e Kushtetutës

Profesori i të Drejtës Ndërkombëtare, Enver Hasani ka deklaruar se tërheqja e kërkesës nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, drejtuar Gjykatës Kushtetuese, është në kundërshtim me Kushtetutën dhe përbën shkelje flagrante të saj.

Sipas ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, kjo tërheqje është djallëzore fund e krye dhe ka për synim bllokadën dhe paralizimin e vendimmarrjes në Gjykatën Kushtetuese lidhur me vendimin që pritet të merret deri më 8 gusht 2025, kur skadon masa e përkohshme e vendosur nga Gjykata Kushtetuese.

“Kjo tërheqje është djallëzore fund e krye dhe ka për synim bllokadën dhe paralizimin e vendimmarrjes në Gjykatën Kushtetuese lidhur me vendimin që pritet të merret deri më 8 gusht 2025, kur skadon masa e përkohshme e vendosur nga Gjykata Kushtetuese. Si veprim, është krejtësisht në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe përbën shkelje flagrante të saj. Presidenti i Kosovës nuk guxon të bëjë prononcime të tilla në një kohë kur pritet vendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese për çështje të tjera shumë më të rëndësishme. Kërkesa e saj ka qenë fiktive dhe qartazi e pabazuar. Ajo është juriste dhe e di mirë këtë gjë. Por ka paraqitur kërkesën me qëllim të goditjes së Gjykatës Kushtetuese, duke ditur që ky institucion ka vetëm 7 gjyqtarë, sa është kuorumi, dhe se duke eliminuar njërin prej tyre, do të paralizonte e bllokonte Gjykatën për çdo vendimmarrje në proces e sipër lidhur me kushtetutshmërinë e konstituimit të Kuvendit të Kosovës”, ka thënë ai në një intervistë për KosovaPress.

Ndërkaq, lidhur me arsyetimin e Osmanit se ka tërhequr kërkesën për arsye se gjyqtar raportues është caktuar Radomir Laban meqë i njëjti sipas institucioneve të sigurisë, cenon sigurinë kombëtare, Hasani ka thënë se kjo arsye është një pretekst dhe turp i madh, si dhe një njollë e pashlyeshme për institucionin e Presidentit të Kosovës.

“Kjo është një pretekst dhe një turp i madh, një njollë e pashlyeshme për institucionin e Presidentit të Kosovës. Veprimi, si i tillë, është tërësisht fiktiv dhe synon goditjen ndaj Gjykatës, me qëllim paralizimin e punës së saj. Zoti Radomir Laban është aty që 7 vjet, nëse nuk gaboj, dhe ajo ka pasur këto informata për të që nga dita e parë e nisjes së mandatit të saj si Presidente e Kosovës. Ajo i ka ditur këto të dhëna edhe para një muaji, kur e paraqiti kërkesën – një kërkesë krejtësisht fiktive dhe me të vetmin qëllim: paralizimin dhe bllokimin e punës së Gjykatës Kushtetuese. Më lejoni t’ju them se Gjykata Kushtetuese, sipas Kushtetutës dhe Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, ka mekanizma dhe instrumente vetëimunizuese për të tejkaluar situatat fiktive dhe djallëzore si kjo e krijuar nga zonja Osmani. Dua të besoj se Gjykata nuk do t’i nënshtrohet këtij shantazhi dhe do të vazhdojë me punën e saj dhe të vendosë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin”, ka deklaruar ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Brenda 24 orëve ngriten 34 aktakuza për vepra të ndryshme penale

Kërkohet paraburgim ndaj tre personave të ndaluar me tre kilogram marihuanë

Gjini shpërthen në kritika ndaj Kurtit: Po ia qet faqen e zezë Kosovës, ka për t’u gjykuar rëndë për këtë fatkeqësi që po gatuan

Aleanca thërret konferencë për media

Gjermania dhuron rreth 3 milionë euro për avancimin e kapaciteteve të FSK-së

Gjermania dhuron rreth 3 milionë euro për avancimin e kapaciteteve të FSK-së

IKD: Vendimi i KQZ-së për hapjen e qendrave të votimit jashtë përfaqësive diplomatike është i paligjshëm

IKD: Qeveria në detyrë po cenon rendin kushtetues dhe po uzurpon kompetencat ligjore

Brenda 24 orëve ngriten 34 aktakuza për vepra të ndryshme penale

Kërkohet paraburgim ndaj tre personave të ndaluar me tre kilogram marihuanë

Gjini shpërthen në kritika ndaj Kurtit: Po ia qet faqen e zezë Kosovës, ka për t’u gjykuar rëndë për këtë fatkeqësi që po gatuan

Aleanca thërret konferencë për media

Vendbanimet e paligjshme në Bregun Perëndimor: Izraeli miraton edhe 126 shtëpi njësi banimi

Rrethimi i shtëpive palestineze nga kolonët izraelitë në Bregun Perëndimor hyn në ditën e katërt

Gjermania dhuron rreth 3 milionë euro për avancimin e kapaciteteve të FSK-së

Gjermania dhuron rreth 3 milionë euro për avancimin e kapaciteteve të FSK-së

IKD: Vendimi i KQZ-së për hapjen e qendrave të votimit jashtë përfaqësive diplomatike është i paligjshëm

IKD: Qeveria në detyrë po cenon rendin kushtetues dhe po uzurpon kompetencat ligjore

Liga e Parë zhvillohet në vikend

Liga e Parë zhvillohet në vikend

FFK zyrtarizon orarin e Superligës

FFK zyrtarizon orarin e Superligës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën