TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Hasani: Duhet të votohet kandidati i Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit

by Tëvë1
5 muaj ago
1
A A
Hasani: Duhet të votohet kandidati i Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka kërkuar që të votohet kandidati i Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit.

Ai në vazhdimin e seancës konstituive për herë të 60-të, ku deputetët pritet të votojnë për ta zgjedhur nënkryetarin e pestë nga komuniteti serb, tha se ata që e duan dhe mbrojnë shtetin e Kosovës duhet ta votojnë nënkryetarin, qoftë edhe nga Lista Serbe, pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Hasani u shpreh optimist se përmes një marrëveshjeje politike do të konstituohet Kuvendi, madje, siç tha, deri të hënën e javës së ardhshme.

“Ata që e duan shtetin e Kosovës, e mbrojnë shtetin e Kosovës dhe kanë luftuar për shtetin e Kosovës, për me bë shtetin e Kosovës, duhet ta votojnë…(Vota e tij) Varet prej Grupit Parlamentar”, tha ai.

Megjithatë, deputeti i PDK-së kritikoi Gjykatën Kushtetuese që ka publikuar aktgjykimin dy ditë para zgjedhjeve lokale.

“Sot do të kemi një mbledhje të Grupit Parlamentar dhe sigurisht do të dalim me një qëndrim. E shoh si jo të drejtë daljen e aktgjykimit dy ditë para zgjedhjeve, që do t’i vë të gjitha partitë politike në presion. Besoj në një marrëveshje, do t’ia dalim, nëse jo tash, të hënën besoj po”, theksoi Hasani.

Gjykata Kushtetuese më 8 tetor ka publikuar aktgjykimin e plotë pas ankesës së Listës Serbe lidhur me konstituimin e Kuvendit. Gjykata ka thënë se Kuvendi nuk është konstituuar, ndërsa ka dhënë 12 ditë afat për deputetët që të përfundojnë procesin e konstituimit. Afati prej 12 ditësh ka nisur të rrjedhë prej ditës kur aktgjykimi i plotë u publikua në faqen zyrtare të gjykatës – më 8 tetor.

Tags: Gjykata KushtetueseKonstituimi i Kuvenditnait hasaniTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Temperatura deri në 18°C, parashikimi i motit

Bajrami: Opozita nuk e mbështeti, prandaj LVV-ja nuk e propozoi Osmanin

Bajrami: Opozita nuk e mbështeti, prandaj LVV-ja nuk e propozoi Osmanin

Bajrami për vendimin e Kushtetueses: Vendimi i presidentes ishte i ngutshëm, por pezullimi i Kuvendit është radikal

Bajrami për vendimin e Kushtetueses: Vendimi i presidentes ishte i ngutshëm, por pezullimi i Kuvendit është radikal

Mustafa: Vetëm familja Jashari mund ta nxjerrë Kosovën nga kriza politike

Mustafa: Vetëm familja Jashari mund ta nxjerrë Kosovën nga kriza politike

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Temperatura deri në 18°C, parashikimi i motit

Situata në Lindjen e Mesme, 11 kosovarë të evakuuar nga Dubai arrijnë në Aeroportin e Shkupit

Situata në Lindjen e Mesme, 11 kosovarë të evakuuar nga Dubai arrijnë në Aeroportin e Shkupit

Bajrami: Opozita nuk e mbështeti, prandaj LVV-ja nuk e propozoi Osmanin

Bajrami: Opozita nuk e mbështeti, prandaj LVV-ja nuk e propozoi Osmanin

Bajrami për vendimin e Kushtetueses: Vendimi i presidentes ishte i ngutshëm, por pezullimi i Kuvendit është radikal

Bajrami për vendimin e Kushtetueses: Vendimi i presidentes ishte i ngutshëm, por pezullimi i Kuvendit është radikal

Atletico mposht Tottenhamin, i afrohet çerekfinales

Atletico mposht Tottenhamin, i afrohet çerekfinales

“Info Nata”- 10.03.2026

“Info Nata”- 10.03.2026

Yamal shpëton Barçën nga humbja kundër Newcastlet

Yamal shpëton Barçën nga humbja kundër Newcastlet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën