TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Harvardi padit administratën Trump për ngrirje të fondeve

by teve1
1 vit ago
0
A A
Harvardi padit administratën Trump për ngrirje të fondeve

Universiteti i Harvardit ka njoftuar të hënën se ka ngritur padi për të ndaluar një ngrirje federale për më shumë se 2.2 miliardë dollarë grante.

Administrata Trump kishte bërë thirrje për reforma  të qeverisë dhe udhëheqjes në universitet dhe ndryshime në politikat e pranimit.

Administrata ka argumentuar se universitetet lejuan që antisemitizmi të mos kontrollohej në protestat e kampusit vitin e kaluar kundër luftës së Izraelit në Gaza.

Presidenti i Harvardit, Alan Garber refuzoi kërkesat dhe disa orë më vonë, qeveriu ngriu miliarda dollarë financime federale.

“Qeveria nuk ka – dhe nuk mund – të identifikojë ndonjë lidhje racionale midis shqetësimeve të antisemitizmit dhe kërkimeve mjekësore, shkencore, teknologjike dhe të tjera që ka ngrirë që synojnë të shpëtojnë jetë amerikane, të nxisin suksesin amerikan, të ruajnë sigurinë amerikane dhe të ruajnë pozicionin e Amerikës si një lider global në inovacion”, thuhet në padinë e paraqitur në gjykatën federale të Bostonit, raporton AP.

Padia e Harvardit e quajti ngrirjen e fondeve “arbitrare dhe kapriçioze”, duke thënë se ajo shkelte të drejtat e Amendamentit të Parë dhe dispozitat statutore të Titullit VI të Aktit të të Drejtave Civile.

Për administratën Trump, Harvardi paraqet pengesën e parë të madhe në përpjekjen e tij për të detyruar ndryshime në universitete që republikanët thonë se janë bërë vatra të liberalizmit dhe antisemitizmit.

Në letrën e saj në fillim të këtij muaji, administrata i tha Harvardit të impononte disiplinë më të ashpër ndaj protestuesve dhe të kontrollonte studentët ndërkombëtarë për ata që janë “armiqësorë ndaj vlerave amerikane”.

Ai bëri thirrje gjithashtu për reforma të gjera drejtuese në universitet, ndryshime të politikave të pranimeve dhe përfundimin e njohjes së kolegjeve për disa klube studentore.

Të hënën e kaluar, Harvardi tha se nuk do të pajtohej, duke përmendur Amendamentin e Parë. Të nesërmen, Trump foli në platformën e tij “Truth Social”, duke pyetur nëse universiteti duhet të humbasë statusin e tij të përjashtimit nga taksat “nëse vazhdon të shtyjë/mbështesë “Sëmundjen” politike, ideologjike dhe terroriste?

Padia pason një padi të paraqitur në fillim të këtij muaji nga Shoqata Amerikane e Profesorëve të Universitetit që kërkon që një gjykatës federal të shpallet të paligjshme dhe të lërë mënjanë një shqyrtim dhe hetim në pritje të financimit të Harvardit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Qeveria shqiptare publikon rregullat e reja për shenjimin e cannabis-it mjekësor

​Qeveria shqiptare publikon rregullat e reja për shenjimin e cannabis-it mjekësor

Prokuroria thotë se urdhërarresti ndaj Radojçiqit është ende në fuqi

Milosh Medenica publikon video të re nga arratia: Thotë se ka prova për lidhje mes pushtetit serb dhe grupeve kriminale – përmend Vuçiqin, Radoiçiqin e Veselinoviqin

Gjendet pas 75 vitesh aeroplani i fundosur në det

Gjendet pas 75 vitesh aeroplani i fundosur në det

Disa të lënduar teksa protestuesit përplasen me policinë në protestën antiqeveritare në Shqipëri

Disa të lënduar teksa protestuesit përplasen me policinë në protestën antiqeveritare në Shqipëri

Haxhiu në Mamushë: Bujqësia është një nga shtyllat më të rëndësishme të ekonomisë sonë

Haxhiu në Mamushë: Bujqësia është një nga shtyllat më të rëndësishme të ekonomisë sonë

​Qeveria shqiptare publikon rregullat e reja për shenjimin e cannabis-it mjekësor

​Qeveria shqiptare publikon rregullat e reja për shenjimin e cannabis-it mjekësor

Dukagjini pëson humbje minimale në Lugano, gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit

Dukagjini pëson humbje minimale në Lugano, gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit

Spahiu: Besoj se Kurti do t’ia japë opozitës postin e presidentit – nëse Abdixhiku rrëzohet, shkojmë në zgjedhje

Spahiu: Besoj se Kurti do t’ia japë opozitës postin e presidentit – nëse Abdixhiku rrëzohet, shkojmë në zgjedhje

Mustafi synon ulëse në Kuvendin e Kosovës, tregon cili do të jetë angazhimi i tij

Mustafi: Serbia të jap llogari për shkatërrimin sistemit të drejtësisë në Luginën e Preshevës

Tahiri-Beqa: Hapja e kapitujve me BE-në në këtë situatë është ëndërr e tepruar

Tahiri-Beqa: Hapja e kapitujve me BE-në në këtë situatë është ëndërr e tepruar

Bytyçi: Mungesa e institucioneve ka dëmtuar më shumë imazhin e Kosovës sesa zhvillimin ekonomik

Bytyçi: Mungesa e institucioneve ka dëmtuar më shumë imazhin e Kosovës sesa zhvillimin ekonomik

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën