Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, është takuar me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, me të cilin ka diskutuar për Lojërat Mesdhetare dhe planet për zhvillimin e kryeqytetit.
Hargreaves ka bërë të ditur se në takim është diskutuar edhe për mundësitë që projektet e reja zhvillimore në Prishtinë mund të krijojnë për bizneset dhe investitorët britanikë.
“Prishtina është një qytet në zhvillim të vazhdueshëm”, ka shkruar ambasadori britanik në një postim.
Ai e ka cilësuar takim të këndshëm bisedën me Ramën, duke theksuar rëndësinë e planeve për investime dhe zhvillim të kryeqytetit.
“Ishte kënaqësi të takohem me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, për të diskutuar Lojërat Mesdhetare, planet ambicioze të Prishtinës për investime dhe zhvillim të ri, si dhe mundësitë që këto mund të krijojnë për bizneset dhe investitorët britanikë”, ka deklaruar Hargreaves.








