Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka thënë se vendi i tij ndihet krenare për aftësitë e FSK-së dhe për rolin që ajo ka dhënë.
Ai ka thënë se dje e ka përgëzuar FSK-në në mbledhjen vjetore të miqve dhe partnerëve ndërkombëtarë.
“Mbretëria e Bashkuar është krenare për rolin që ka pas në progresin e FSK-së drejt të qenit e aftë, profesionale, gjithëpërfshirëse dhe llogaridhënëse. Dje e përgëzova FSK-në për mbledhjen vjetore të miqve dhe partnerëve ndërkombëtarë të përkushtuar në aspiratën e FSK-së për të ofruar siguri në Kosovë dhe Europë”, ka shkruar ambasadori në Facebook./teve1.info/