Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar se zgjedhjet e reja në Kosovë nuk po mbahen për dëshirë, por si domosdoshmëri për t’i dhënë fund situatës së krijuar pas bllokadës politike.
Ai theksoi se vendi tashmë i ka mbajtur zgjedhjet e rregullta në shkurt, të cilat sipas tij ishin të mira dhe të qarta në rezultat.
Sipas Haradinajt, subjektet që dolën të parat në ato zgjedhje, në vend se të marrin përgjegjësinë dhe të formojnë institucionet, kanë zgjedhur ta bllokojnë procesin politik dhe të shkelnin vullnetin e qytetarëve, duke e futur shtetin në ngërç.
“Kosova nuk është duke mbajtur zgjedhje prej qejfit. Këto janë zgjedhje prej zorit. Ne i kami mbajtur një palë zgjedhje të mira në shkurt të këtij viti, por ata që dolën të parët, në vend që ta realizojnë rezultatin e tyre e t’i krijojnë institucionet, u përcaktuan për bllokadë. E shkelen me këmbë vullnetin qytetar dhe e bllokuan shtetin.Prandaj këto zgjedhje janë rruga për të dalë nga logjika e bllokadës dhe unë jam i bindur se ky drejtim do të marrë fund një herë e mirë! Krah teje e kundër bllokadës!”, ka shkruar Haradinaj./teve1.info/










