TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Haradinaj: Vizita e Konjufcës në Hagë, mesazh pozitiv për ish-krerët e UÇK-së

by teve1
18 minuta ago
0
A A
Haradinaj: Vizita e Konjufcës në Hagë, mesazh pozitiv për ish-krerët e UÇK-së

Anëtari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, e ka vlerësuar si mesazh pozitiv vizitën e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, në Hagë, ku pritet të marrë pjesë në seancën e radhës të procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Duke folur në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, Haradinaj ka thënë se prania e Konjufcës përfaqëson shtetin e Kosovës në këtë proces.

Ai ka shtuar se përveç vizitave, institucionet duhet të kryejnë edhe “detyrat e shtëpisë” nga Kosova, duke theksuar se përgjegjësia është e përbashkët dhe nuk ka të bëjë me qëndrime partiake.

“Ky është një mesazh i mirë, sepse në fund të fundit ai është përfaqësues i shtetit dhe, në këtë moment, atje është vetë shteti, pasi përfaqëson të gjithë krerët e tij. Kjo ka munguar me vite të tëra, sepse vizitat do të duhej të ishin të rregullta. Konjufca ka qenë edhe më herët dhe e kemi pranuar, por megjithatë nuk mjafton vetëm një vajtje-ardhje. Ndonjëherë nuk është e nevojshme as të shkosh atje, por t’i kryesh detyrat e shtëpisë nga këtu, detyra që lënë shumë për të dëshiruar. Këtë nuk e them nga një pikëpamje partiake, por nga një këndvështrim i përgjithshëm, dhe këtu faji është i përbashkët”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka komentuar edhe deklaratën e Glauk Konjufcës nga Haga, lidhur me procesin ndaj katërshes së UÇK-së, ku ai tha se UÇK-ja nuk mund të quhet “ndërmarrje e përbashkët kriminale”.

Sipas Haradinajt, deklarata e Konjufcës ishte e sinqertë dhe emocionale.

“Glauk Konjufcës këtu i foli shpirti, sepse është djali i një bashkëvuajtësi tim, një të burgosuri politik. Nëse flasim të gjithë shqiptarët nga shpirti, atëherë jemi bashkë dhe na bashkojnë shumë gjëra. Kur flasim për shtetin duhet të flasim me shpirt, sepse kur flasim me shpirt e duam shtetin”, është shprehur Haradinaj.

Ndryshe, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka mbërritur në Hagë ku do të marrë pjesë në seancën e radhës në procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në të cilën priten edhe fjalimet e tyre.

Ai nga Haga gjatë një pritjeje të organizuar nga Ambasada e Kosovës në Holandë të martën, ndër të tjera ka deklaruar se askush nuk mund të shkelë mbi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, duke theksuar se lufta çlirimtare përbën, sipas tij, vlerën më sublime mbi të cilën është ndërtuar shteti i Kosovës./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haradinaj: Protesta e sotme është një mesazh i fortë për drejtësi dhe bashkim për UÇK-në

Haradinaj: Protesta e sotme është një mesazh i fortë për drejtësi dhe bashkim për UÇK-në

Spahiu: Ata që e kanë votuar Gjykatën Speciale nuk kanë të drejtë të dalin në protestë

Spahiu: Ata që e kanë votuar Gjykatën Speciale nuk kanë të drejtë të dalin në protestë

17 shkurti i gjashtë prapa grilave për ish-krerët e UÇK-së

17 shkurti i gjashtë prapa grilave për ish-krerët e UÇK-së

Konjufca nga Haga: UÇK-ja nuk ka pasur qëllime kriminale, aktakuza kundër UÇK-së është një gjykim i padrejtë

Konjufca nga Haga: UÇK-ja nuk ka pasur qëllime kriminale, aktakuza kundër UÇK-së është një gjykim i padrejtë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën