Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar myftiun e Kosovës, Naim Tërnava dhe gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë, me rastin e fillimi të muajit të shenjtë të Ramazanit.
Haradinaj ka thënë se në këtë muaj të mbizotëroi paqja, dashuria dhe solidariteti.
“Myftiun Naim Tërnava, Bashkësinë Islame të Kosovës dhe të gjithë besimtarët myslimanë në Kosovë, mërgatë dhe trevat shqiptare, i uroj për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit!Në këtë muaj të mëshirës, le të shpërfaqen virtytet më të mira njerëzore, paqja, dashuria, solidariteti e mirëqenia. Agjërim të lehtë!”, ka shkruar Haradinaj.