Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj ka uruar popullin gjerman me rastin e Ditës së Bashkimit të Gjermanisë.
Haradinaj ka vlerësuar guximin e popullit gjerman, i cili, sipas tij, kapërceu ndarjen dhe bëri të mundur ribashkimin e vendit.
“Gjermania është mike dhe aleate e fuqishme e Kosovës. Mbështetja e saj për lirinë, shtetndërtimin dhe të ardhmen euroatlantike të vendit tonë ka qenë dhe mbetet e një rëndësie të veçantë”, ka shkruar Haradinaj.
Në urimin e tij, Haradinaj u ka përcjellë urime qytetarëve gjermanë për Ditën e Bashkimit.
“Urime popullit gjerman Ditën e Bashkimit!”, ka përfunduar Haradinaj./teve1.info/









