TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Haradinaj thotë se incidentet e fundit në veri janë skenar për të penguar zgjedhjet

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Haradinaj: Asociacioni po paraqitet si problem për ta penguar marrëveshjen finale

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shkruar se incidentet e fundit në veri të vendit, janë tregues serioz se mund të ketë një skenar të pengimit të zgjedhjeve në komunat veriore.

Andaj, sipas Haradinaj, Kosova dhe Serbia duhet të fillojnë urgjentisht me përmbushjen e obligimeve që dalin nga Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit.

“Incidentet e 2-3 ditëve të fundit në veri, janë tregues serioz se mund të ketë një skenar të pengimit të zgjedhjeve në veri, me pasoja edhe për sigurinë në atë zonë. Refuzimi i Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale atje, shpërfaq mosgatishmërinë e palës serbe që të zbatojë marrëveshjen e arritur në Bruksel. Serbia dhe Kosova duhet që urgjentisht të fillojnë me përmbushjen e obligimeve që dalin nga Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit. Presidenti i Serbisë të heqë dorë nga destruktiviteti dhe t’i urdhërojë njerëzit e tij që të heqin dorë nga sulmet e dhunshme”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Njëherit, Haradinaj ka kërkuar nga BE dhe ShBA-të, që të shfrytëzojnë mekanizmat e tyre që ta mbrojnë suksesin e arritur me Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

“Njëkohësisht, kërkoj nga BE dhe ShBA që të shfrytëzojnë gjithë mekanizmat e tyre që ta mbrojnë suksesin e arritur me Marrëveshjen për Normalizimin e Marrëdhënieve Kosovë-Serbi, të sponsorizuar prej tyre, si bazë e fortë e rivendosjes së rendit dhe ligjit në veri të Kosovës. Në të kundërtën angazhimi i jashtëzakonshëm i të gjitha palëve për këtë marrëveshje, do të mbetej përpjekje pa rezultat. Nëse marrëveshja nuk reflekton me një normalitet në terren, efektet e saj do të jenë të papërfillshme. Paqja në Kosovë është e paalternativë dhe inkurajoj të gjitha palët që të jenë të pakompromis në vendosmërinë e tyre për të mënjanuar të gjithë ata që e rrezikojnë edhe marrëveshjen edhe sigurinë”, ka shkruar tutje./teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Spiropali reagon ndaj Hagës: Drejtësia për ish-krerët e UÇK-së duhet të jetë e drejtë, jo e njëanshme

Spiropali reagon ndaj Hagës: Drejtësia për ish-krerët e UÇK-së duhet të jetë e drejtë, jo e njëanshme

Dr.Arben Ziberi vazhdon rrugëtimin politik me Izet Mexhitin

Dr.Arben Ziberi vazhdon rrugëtimin politik me Izet Mexhitin

Kastrati: Kërkesa për 180 vjet burgim ndaj ish-krerëve të UÇK-së është dënim që nuk ekziston në asnjë legjislacion

Kastrati: Kërkesa për 180 vjet burgim ndaj ish-krerëve të UÇK-së është dënim që nuk ekziston në asnjë legjislacion

Therret me thikë një person në Prishtinë

Aksident trafiku në Dollc të Klinës, katër persona të lënduar

ZKA-ja nis auditimin për skemat pensionale në Kosovë

ZKA-ja nis auditimin për skemat pensionale në Kosovë

Ismet Munishi zyrtarizohet te Liria

Ismet Munishi zyrtarizohet te Liria

Prokuroria e Prishtinës interviston komisionerët e Drenasit për dyshime për keqpërdorim të votave

Prokuroria e Prishtinës interviston komisionerët e Drenasit për dyshime për keqpërdorim të votave

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën